good

Pse Zoti e lejon të keqen, djallëzimin kur Ai ka fuqinë ta ndaloje këtë

Spread the love

JA ADLU JA ALLAH

Pse Zoti e lejon të keqen, djallëzimin kur Ai ka fuqinë ta ndaloje këtë

Nësebkemi një qëllim të caktuar për atë se pse ne jetojmë atëherë do te kishim mundur të gjejmë
një përgjigje sepse jeta pa qëllimin e caktuar nuk do të kishte ekzistuar fare.Ne kemi vullnetin
tonë të lirë nga ana e vet Zotit që të bëjmë gjëra të mira si dhe gjëra të gabuara. Dhe në disa raste
vuajtja në unin tonë vjen nga liria, se cilën rrugë duhet ta zgjedhim.

Nëse unë e zgjedh atë që është e mirë për mua kjo nuk nënkupton se unë asnjëherë nuk do të
vuaj..Por nëse unë e zgjedhë atë çka është e gabuar, në shumicën e rasteve do të ballafaqohem
me të keqen. Kur ne kemi vuajtje dhe dhimbje, arsyeja pse Zoti e lejoi këtë është se ai të zbulon
ty pasojat e mëkatit që ti nuk e adhuron atë dhe nuk i nënshtrohesh Atij, sepse ne kemi rënë në
natyrën tonë të ulët të nefsit. Ne kemi lirinë e zgjedhjes dhe kur ne kemi zgjedhur atë që na
largon nga adhurimi i Zotit pa dyshim se do ti ndjejmë pasojat e mëkatit. Një arsye tjetër pse Zoti
e lejon vuajtjen është për të na mbrojtur neve, për shembull nëse ju e lëndoni këmbën dhe nuk do
të ndjeni dhimbje fare çfarë do të thoshte kjo, por nëse ju e ndjeni dhimbjen atëherë e mësoni
përmes saj rezikun duke e ndier atë, pra dhimbjen.

E vërteta është se vuajtja me dhimbjen na mëson se kush jemi ne, për shembull kur ne jemi të
gëzuar të lumtur, apo kur ne jemi duke vuajtur dhe duke e ndjerë dhimbjen si do te reagojmë, kur
jemi të sëmure apo të shtrirë në shtrat dhe ndjehesh aq i pafuqishëm, pse Zoti ne hymë në
mendime për Zotin dhe themi pse Zoti e lejoi këtë. Njëra nga këto arsye ishte se ne mësojmë se
kush jemi, sepse ne kemi menduar se jemi aq të fortë dhe ne mendojmë se gjithçka që kemi në
dorë është nën kontrollin tonë, pra kur ju jeni të sëmurë nuk keni energji nuk keni zgjidhje, çfarë
do të ndodhë;

 Ti ne këtë rast je duke u ballafaquar me fuqinë e Zotit, do të thotë, me dhimbjen dhe
vuajtje ti do të mëson fuqinë e Zotit dhe dobësinë tënde dhe e gjithë kjo pasojë kjo ishte
nga liria e jote e zgjedhjes, si dhe
 do të mësosh nëpër vuajtje atributet e Zotit dhe nevoja për Zotin sepse ti vetëvetiu je i
pafuqishëm për veten tënde dhe të mëson që të bëhesh i mëshirshëm për të gjitha krijesat
e Zotit duke i ndihmuar ato, sepse ti tash vetëm sa ke mësuar se çfarë është dhimbja duke
e ndjerë atë.

Pra çdo vuajtje që vjen nga ana e Zotit duhet ta pranoni si një gjë e mirë dhe në dobi tuajën sepse
ai përmes vuajtjes nuk ju dënon juve por ju mëshiron duke ia treguar rrugën e vërtetë. Dy gjera i
mësojmë nga vuajtja e cila është një rrugë që të dërgon deri tek amshimi – ahireti;
Vuatja e cila të mëson të bëhesh më i mirë dhe vuajtja e cila të mëson të bëhesh më i keq.
Nëse lira e jote e zgjedhjes ka qenë e mire për ju Zoti do të iu përgjigjet përmes vuatjes që të
mësoni dobinë e sajë dhe përmes kësaj në të ardhmen të bëni vepra të mira e cila të shpie në
përsosmërinë dhe pastrimin e shpirtit dhe kështu e fitoni jetën e amshuar, por nëse liria e jote e
zgjedhjes ka qenë e gabuar ju do të bëheni shërbëtor i djallit duke e mohuar Zotin i cili mohim
do të iu bëjë të vuaj në këtë botë dhe nëpërmes kësaj vuajtje do ta fitoni botën e zjarrit që do te iu

jep më tepër hidhërim që ka qenë si pasojë e zgjedhjes tënde të gabuar, përpos nëse kërkoni
pendim dhe i largoni zgjedhjes së juaj të gabuar.
Pra Zoti askujt nuk i bën të padrejtë, ky është një atribut i Zotit i cili njihet me emrin Ya Adlu Ya
Allah, Zoti është i drejtë. Ai askujt nuk i bënë padrejtësi, Zoti është edhe falës prandaj i thërret
njerëzit që ti drejtohen Atij që t’ia falë mëkatin që e ka bërë nga zgjidhja e tij liria e gabuar.

Shqipe Ahmedi




There are no comments

Add yours