Puthja e Varreve
Puthja e varreve
Malik: O Sadik cili është argumenti në puthjen e mezareve ( varrezave apo tyrbeve) të Profetëve dhe imamëve që ju veproni?
Sadik: A ka problem në këtë veprim?
Malik: Thuhet se ky veprim është prej shirkut ( bërje rival Zotit)
Sadik: Kush tha se ai është shirk?
Malik: Myslimanët thonë për këtë.
Sadik: Çudi! Cilët janë ata që i puthin mezaret?
Malik: Thuhet se ata janë muslimanët shija, trikatet dhe disa sunij sufi.
Sadik: A ke shkuar në haxh?
Malik: Po edhe për këtë e falënderoj Zotin e Lartësuar.
Sadik: A e vizitove varrin e Profetit (paqja qoftë mi të dhe familjen e tij) në Medinen Munevereh?
Malik: Po, elhamdulilah.
Sadik: A nuk e shikove se mijëra e mijëra prej vëllezërve sunih duan të puthin mezarin e Profetit s.a.a. dhe ata i përzënë urdhëruesit në të mirat ?!
Malik: Po
Sadik: Pra, nuk jemi ne shiat të vetmit që puthin varret e Profetëve të Allahut por gjithë myslimanët e bëjnë këtë.
Malik: Pse disa thonë se kjo është haram dhe shirk për Allahun ?
Sadik: Ata që e thonë këtë janë shumë të pakët dhe këta i shohin vetet e tyre se janë më të mirët dhe se ata veten e njohin si muslimanë të vërtetë dhe muslimanët e tjerë janë kafira (të pa fe) mushrika (i bëjnë shok Zotit, dhe nuk i adhurojnë Zotin).
Për këtë ata i quajnë të gjitha sektet muslimanë kafira (të pa fe).
A nuk e ke parë “shoqërinë urdhëruese në të mira ” që janë roje në xhaminë e Profetit në Medine të cilët rrahin me dorëza e të shtyjnë pa mëshirë çdo ditë person që dëshiron të puth mezarin e Profetit s.a.a. dhe i thonë atij: O i pa fe, O mushrik, O derr, O qen, e të tjera fjalë fyese dhe ofenduese?
Qoftë ky person, prej Shiave, Hanifeve, Malikeve, Shafiive, Hanbelive, Zejdive, e të tjerë…?
Malik: Po i kam parë të gjitha ato gjëra, dhe më të poshtëra: Unë i pashë ata kur rrihnin me shpata mbi koka derisa shpërthente gjak prej saj. Ata gjuanin me sa kishin fuqi dhe këto gjuajte ishin shkak për sëmundje të trupit.
Sa shumë u lëndova prej këtyre veprimeve!!
Haxhin të cilin Allahu e ka bërë konferencë për myslimanët me qëllim që të njihen me njëri tjetrin dhe me veprimtarinë e tyre në të gjitha fushat e jetës, të bëhet sot ndarës i rreshtave të tyre si shkak i veprimeve të “Shoqatës urdhëruesve në të mira dhe ndaluese nga të këqiat”!!
Sadik: Sido që të jetë…ti o Malik a e puth fëmiun tënd?
Malik: Po…
Sadik: A I bën shirk Allahut me këtë puthje?
Malik: Jo….Jo…Kurrë.
Sadik: Si nuk i bën shirk Allahut?
Malik: Unë e puth fëminë tim për dashurinë për të dhe kjo nuk është shirk.
Sadik: A e puth Kuranin?
Malik: Po.
Sadik: A nuk bën shirk me këtë veprim?
Malik: Jo.
Sadik: A nuk është kopertina e kuranit të cilin ti e puth veçse lëkurë?
Malik: Po.
Sadik: Pra ti i bën shirk Allahut dhe e bëre këtë lëkurë shok të Zotit Allahu është më i Larti dhe më i pastërti).
Malik: Jo. Unë e puth Kuranin sepse ai përmban fjalët e Zotit dhe për shkak të dashurisë që kam për fjalët e Zotit unë e puth kopertinën e tij. Kjo është pjesë e dashurisë dhe e mallëngjimit. Ku është shirku këtu?
Pastaj: Unë kur e puth Kuranin përfitoj sevap prej Zotit sepse puthja e Kuranit është madhërim për të dhe lartësim i tij dhe madhërimi i Kuranit ka një shpërblim të madh tek Allahu. Sa i largët është shirku në këtë çështje?
Sadik: Përse nuk thua kështu edhe për puthjen e mezareve të Profetit (paqja qoftë mbi të dhe familje e tij) dhe të imamëve alejhim selam? Apo thua se ata që puthin mezaret e bëjnë hekurin apo gurin shok me Zotin?
Nëse është kështu përse nuk i puthin hekurat që gjinden andej këndej?
Por, përderisa ky vend përmban varrin e Profetit (s.a.a) apo varrin e një prej imamëve (alejhim selam), atëherë si dashuri për Profetin dhe si mallëngjim për të ato puthin varrin e tij sepse ata nuk munden të arrijnë tek Profeti dhe Imami (alejhim selam). Me këtë veprim ata janë të shpërblyer tek Zoti i lartësuara sepse puthja e mezarit të një personi është madhërim për atë person dhe madhërim për islamin për të cilin Profeti apo imami ishin udhëzues në të.
Çdo gjë e cila është madhërim për islamin ajo është prej dispozitave të Zotit (xhsh) për të cilën Allahu i lartësuar thotë: (E kush i madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave).
Malik: Nëse është kështu përse thonë se ju jeni mushrika?
Sadik: Në një hadith thuhet: Punët janë sipas nijeteve (qëllimeve). Nëse një person puth mezarin dhe ka qëllim të bëjë shirk ai është mushrik.
Dhe nëse puthja e mezarit është veçse dashuri për të marrë shpërblim në madhërimin e dispozitave të Allahut (xhsh) me këtë veprim, ky veprim është i shpërblyer.
Ti pyeti të gjithë ata që i puthin këto mezare qofshin shijah apo sunih dhe thuaj atyre përse i puthni mezaret?
Ti do të dëgjosh prej atyre se këtë e bëjnë si pasojë e dashurisë dhe mallit për të marrë shpërblim, dhe nuk do të dëgjosh kurrë se ata e puthin mezarin për tjetër gjë.
Malik: E drejtë, e drejtë.
Sadik: Nëse do të jetë puthja pra qëllim shirku e bën njeriun mushrik atëherë të gjithë myslimanët janë mushrika sepse ata ose puthin mezaret ose puthin Kuranin. Në këto dy gjendje ata janë mushrika.
Pra, kush është mysliman?
Malik: Unë të falenderoj shumë dhe se unë do të bëj dialog me babain tim i cili më nxiste në nervozizëm të pa vlerë, dhe nuk do ti ndëgjoj fjalët e njerëzve të tjerë, si dhe po ashtu e mësova shumë nga ky dialog dhe unë të jam borxhli sepse më udhëzove në vijën e vërtetë jo vetëm në këtë çështje por në të gjitha çështjet ku të mos i marr për bazë çdo fjalë që dëgjoj pa e konstatuar të vërtetën e saj.
Huazuar.