bbe5a9f613b86094c2618f2ee4f7ac01

Burim i pastër

Spread the love

Burim i pastër

Një burrë i lodhur dhe i mbuluar i tëri me pluhur, po shkonte në drejtim të burimit. Pluhuri ia kishte mbuluar plotësisht flokët dhe fytyra i dukej e bardhë. Uji i pastër i burimit ndriçonte nën dritën e qiellit dhe ndriçonte sytë e burrit. Kur arriti te burimi, u ndal dhe morri një frymë të thellë. U zhvesh dhe rrobat i vendosi pranë një dege peme. Më pas u fut në ujin e burimit. Uji i burimit, ishte i pastër dhe i freskët dhe burri ndjeu një kënaqësi trupore.

Pas pak kohe, Zehraja filloi që të buzëqeshte dhe në brendësi të shpirtit ndjeu kënaqësi.

Mendja dhe zemra jonë na thotë që kundrejt çdo mirësie dhe përkrahjeje duhet të jemi falënderues. Prandaj, në qoftë se ne falemi, ajo është për shkak të shprehjes së falënderimit tonë ndaj Zotit të Madhëruar, sado pak, kundrejt miliona përkrahjeve dhe begative të Tija ndaj neve. Mendoni sado pak rreth këtyre ajeteve Kur’anore:
-Thuaj: më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjellë ujë mbitokësor (burimor)?
-sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
-Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë)
-…Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi ta copa nga qielli…

Fatmirësisht, me mëshirën e Zotit:
– Uji mbitokësor është i rrjedhshëm mbi tokë.
– Uji i pijshëm është i ëmbël.
– Pemët lulëzojnë në stinën e pranverës
– Dhe, toka na ka ofruar vendstrehim me rregull dhe qetësi

Burri doli nga uji, ishte pastruar plotësisht nga pluhuri. I pastër dhe i gëzuar u nis drejt fshatit.

Një ditë, I Dërguari (saa) i dashur i Zotit u kthye në drejtim të shokëve dhe tha: “ Paramendoni sikur që para shtëpive tuaja është një përrua i rrjedhshëm dhe ju çdo ditë laheni pesë herë në të. Në këtë rast a do t’ju mbetet në trupin tuaj ndonjë vend i papastër?”
Shokët iu përgjigjën: “Jo”
I Dërguari i Allahut përsëri tha: “ Pesë vaktet e namazit brenda një dite kanë po këtë efekt. Me faljen e pesë vakteve të namazit brenda një nate dhe dite, Zoti i zhduk të këqijat dhe mëkatet nga trupi i njeriut dhe e pastron atë”.