ESmaHS3WoAAzj9G

Unaza e bekuar

Spread the love

Unaza e bekuar

Ishte koha e drekës. Duke kaluar përmes gjetheve të hurmave, rrezet e diellit kishin ndriçuar çatinë dhe ambientin e xhamisë. I Dërguari i Allahut (saa) qëndronte në mihrabin e xhamisë dhe po e falte namazin. Fytyra e Imam Aliut (as) ndriçonte në mesin e të gjithë personave që ishin duke u falur. Në atë kohë, një burrë i vjetër, i lodhur dhe me rroba të vjetra e të leckosura hyri në xhami. Ai ishte shumë i dobët. Hodhi një vështrim rreth e përqark dhe me dhembshuri tha:
“Më ndihmoni! Unë jam një plak që kam nevojë”.

Po askush nuk i kushtoi vëmendje fjalëve të tij. Burri i vjetër shkoi më përpara dhe papritur vërejti një burrë i cili e kishte zgjatur unazën në drejtim të tij. Burri i vjetër arriti tek ai, e morri unazën nga ai burrë që ia kishte zgjatur dorën dhe ngadalë u e nxorri atë dhe doli nga xhamia. Ai burrë i cili ia kishte dhënë unazën nga gishti ishte Imam Aliu (as). Pas faljes së namazit, i Dërguari (as) u ngrit në këmbë dhe në mes të fjalimit të Tij këndoi ajetin e vilajetit: “Miku (i afërmi) i juaj është vetëm Allahu, Muhamedi është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatën duke bërë ruku” (Sure Maide, ajeti 55)

Më pas ktheu kokën kah Imam Aliu (as) dhe buzëqeshi. Falësit e namazit e kuptuan që ky ajet Kur’anor kishte zbritur për hir të sinqeritetit dhe mirësisë së Imam Alit (as). Pra, ai falës që nuk ishte i pavëmendshëm ndaj të varfërve.