8.2

QERBELAJA – Pjesë nga kënga VII (2)

Spread the love

Vazhdim

Kënga VII

Gjithë botës’ i ra pika
njeri s’bëri zë nga frika.
Ajy, q’është nënë xgjedhë,
mëndjen nukë mund t’a mbledhë!

Kët’ e bëri Mavijeja,
po trazoj dhe Mugireja,
q’ ish njeri shum’ i pabesë
dhe ndihmës i Mavijesë,
të dy dhelpëratë dinake
ishinë posi binjake!

Vetëm pesë njerës s’deshnë,
një fjale s’i vunë veshnë:
Imam-Hysejni, q’ish burrë,
e s’vij n’atë fjalë kurrë,
Abdurrahman’ i Beqirit,
që më s’ish i të pahirit,

Abdullah Abaz’ i gjorë,
që më s’kishte gjë në dorë,
se ish plakur’ e ish shuar
dhe nga syt’ ishte verbuar.

Abdullahu i Ymerit,
dh’ Abdullahu i Zyberit.
Mervani më nukë rrinte,
po këta s’muntte t’i zinte,

Erth dhe vetë Mavijeja
në Medine si rrufeja;
ca i qërtoj, ca i trembi,
pa qëndroj në mest si gjëmbi
po s’bënë dot prapë punë,
pa e hoqn’ e s’e këpunë.

(Vazhdon)

Naim Frashëri, “Qerbelaja”, botues: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë 2011, fq. 92.