IslamologjiMësime IslameTregime Urtesie

Si i pajtonte grindjet Profeti Muhamed (s.a.)?

Si i pajtonte grindjet Profeti Muhamed (s.a.)?

I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të) ndodhej në një udhëtim bashkë me sahabët dhe u paraqit një fërkim, grindje në mes Muhaxhirëve (Mekasve) dhe Ensarëve (Medinasve). Të dytë i thirrën për ndihmë fiset e tyre. Kur e pa këtë i Dërguari (paqja qoftë mbi të) tha:

A jeni kthyer në shoqërinë e kohës së xhahilijetit (injorancës paraislamike)?

Të dy grupet mundoheshin që ta paraqitnin veten të drejtë dhe i Dërguari (paqja qoftë mbi të) i dëgjoi ata dhe në fund i pajtoi. Prej ensarëve, Abdullah ibn Ubejji, tha:

Lëreni tani fjalosjen. Kur të kthehemi në Medine, i ndershmi (medinasi) do të jetë mbi të poshtrin (mekasin)”. Kur e dëgjoi këtë Omeri, shkoi te i Dërguari (paqja qoftë mbi të) dhe tha:

O i Dërguar i Zotit! Më jep leje t’ia pres kokën atij!” I Dërguar i Zotit (paqja qoftë mbi të) tha:

Mos e prek atë! Nuk dua që njerëzit të thonë ‘Muhamedi po i vret sahabët e tij’”*

Në këtë ngjarje na bëhet e qartë se gjatë paraqitjes së një fërkimi në mes atyre që kanë emigruar nga Meka dhe banorëve të qetë të Medinës përnjëherë harrohen lidhjet nga feja që i kanë në mes veti. A thua si do të veprojë një popull mbas vdekjes së të Dërguari (paqja qoftë mbi të) që përpara presences së tij i kthehet ligjeve të kohës së xhahilijetit?

* (Sahih Buhari, libri “Zekati”, kapitulli “Havarixhët dhe cilësitë e tyre”, hadithi numër 2249)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 33)

Të ngjashme

Back to top button