Komentimi i ëndrrës sipas Profetit Muhamed (s.a.)
El-Hakim En-Nisaburi me transmetim nga Ummu Fadl bintul Harith, bashkëshortja e Abbas ibn Abdul Muttalibit, thotë se ajo shkoi te i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) dhe i ka thënë:
“O i Dërguari i Allahut! Unë kam parë një ëndërr të keqe mbrëmë”.
Ai i tha: “Si ishte?”
Ajo i tha: “Ishte e tmerrshme”.
Ai i tha: “Si ishte?”
Ajo i tha: “Unë pashë sikur një pjesë e trupit tënd u pre dhe ra në prehërin tim”.
I Dërguari i Allahut (s.a.) i tha: “Ke parë diçka të mirë. Fatimja do të lindë, insha’Allah një djalë dhe do të jetë në prehrin tënd”. Hazreti Fatimja kur e lindi Husejnin, e vendosi djalin në prehrin e saj, ashtu siç tha i Dërguari i Allahut.
Ummu Fadl bintul Harith thotë: “Një ditë, hyra te i Dërguari dhe e vendosa Husejnin në prehrin e tij. Pastaj pashë sytë e të Dërguarit të Allahut që po lotonin”. I thashë:
“O i Dërguari i Allahut, nëna ime dhe babai im qofshin kurban për ty! Çfare ke?” Ai tha:
“Më erdhi Xhebraili (paqja qoftë mbi të) dhe më lajmëroi se ummeti im do ta vrase këtë djalin (nipin) tim”.
Unë i thashë: “Këtë?”
Ai tha: “Po”. Ai më solli edhe dheun e kuq.
(El-Hakim en-Nisaburi, “El-Mustedrek ala es-Sahihajn”, kitab “Ma’rifetus-sahabeh”, hadithi numër 4818)
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 33)