Sikur sorrë
Sikur sorrë
Një nga shtyllat e namazit, është rukuja, që do të thotë: nëse e lemë mënjanë ose bëjmë dy ruku njëra pas tjetrës (me vetëdije apo pa vetëdije) namazi është i prishur. Në ruku, falësi i namazit përkulet deri në gjunjë përballë madhështisë së Allahut dhe thotë: “Subhane rabbijel adhim ve bi hamdih”, që do të thotë: “Lavdëroj Allahun tim të Madh, dhe e konsideroj të pastër nga çdo e metë”. Ose themi tri herë: “Subhan all-llah” që do të thotë: “Allahu është i pastër nga çdo e metë”.
Një ditë I Dërguari i Allahut (saa) ishte ulur në xhami dhe po bisedonte me shokët e tij. Papritur, një burrë hyri në xhami me nxitim dhe filloi që të falej. Ai rukun dhe sexhden e kryente me nxitim. I Dërguari i Allahut (saa) u tha shokëve të tij: “Ai vetëm çukit sikur sorra. Nëse ai ikën nga kjo botë me këtë namaz, nuk ka vdekur duke besuar në fenë time”. Po! I Dërguari i Allahut (saa) dëshironte që myslimanët ta falin namazin e tyre mirë dhe në rregull.
Pas rukusë, falësi i namazit qëndron drejtë në këmbë. Më pas bie në sexhde përballë Zotit, që është më i larti se të gjithë. Ballin e vendos përbi dhe, gur, dru të pastër apo të ngjashme si këto dhe bën sexhde. Më së shumti është e preferuar që të bëjmë sexhde thotë: “Subhane rabbijel eala ve bi hamdih” që do të thotë: “ E lavdëroj Zotin e Madhëruar i cili është më i lartësuari dhe i cili është i pastër nga çdo e metë”. Falësi i namazit në ruku dhe sexhde i bën “tesbih” Zotit, që do të thotë: “E lavdëron Zotin e Madhëruar nga çdo e metë”.
Në një ditë një tufë harabelash duke cicëruar kaluan pranë Imam Sexhadit (as). Imami (as) u kthye nga të pranishmit dhe tha: “Çdo mëngjes, zogjtë i bëjnë tesbih Zotit të madhëruar”.