266462f44b746cc951b0a50a6b46ef5e

Çfarë duhet të ndjekim, Kuranin dhe Sunetin apo Kuranin dhe Ehli Bejtin?

Spread the love

Çfarë duhet të ndjekim, Kuranin dhe Sunetin apo Kuranin dhe Ehli Bejtin?

E para: I Dërguari i Zotit  nuk është bërë përgjegjës për devijimet në të ndjekurin e as’habëve ( shokëve) të tij,  por është përgjegjës mbi ata të cilët e ndjekin Ehli Bejtin a.s. kur iu drejtua atyre ” Së shpejti do ju braktis, ju lë në mesin tuaj dy gjëra, nëse i përmbaheni nuk do të devijoni , ju lë Kurani dhe Pasardhësit e mi Ehli Bejti a.s.”

E dyta: Të tjerët e bënë formulën tjetër që të përmbahen me  “Kuran dhe Sunet”, por kjo nuk u bëri dobi,  sepse këtë nuk e transmetojnë as’habët.

E treta:  Pavarësisht nga kuptimi, nëse ju e lexoni versionin e kësaj formule të krijuar  ” dhe sunetin tim”, ju do të gjeni një numër të këtij transmetimit që nuk mundet të i kalon gishtat e dorës.!  Apo ndoshta vetëm në librin ” Muwatta” të Malik bin Enesit mundeni të e gjeni formularin ‘‘ dhe suneti im”. Pra  të shohim se si është zingjiri i këtij trasmetimi që të pasohet ”kurani dhe suneti” e jo ” Kurani dhe Ehli Bejti”.

Trasmetohet në librin ” Muwatta”: Trasmetimi im është prej Malikut, ai ka treguar që i Dërguari i Zotit s.a.a. ka thënë: “Së shpejti do ju braktis, po  ju lë në ju dy gjëra ,nëse i përmbaheni nuk do të devijoni: “Librin e Zotit dhe suneti i të Dërguarit të Tij.!  
A është ky zinxhirë i transmetimit  në rregull kur thotë :’ ‘Transmetimi im është prej Malikut e ai ka tregu që i Dërguari s.a.a. ka thënë……….”?!

Sipas dijetarëve dhe akademikëve të shkencës së haditheve, Hadithi është i mangët (mursel) në zinxhirin e tij, sepse Maliku nuk e ka taku të Dërguarin s.a.a. as që ka jetuar në kohën e të Dërguarit  paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij. Ky transmetim është i shpikur për interesat e tyre për të goditur transmetimin tjetër të vërtet që të pasohet  ”Kurani dhe Ehli Bejti”!!!

E katërta: Çfarë prej kuptimit?
Pavarësisht për zinxhirin e transmetimit që është i mangët (mursel), ne pyesim se si mundet të sigurohet ummeti musliman nga devijimet e hapura që shihen,  që atëherë dhe sot ndiqet diçka që nuk është në pajtim të plot nga ana e vetë muslimanëve sepse haptas argumentohet dhe thuhet se ky hadith dhe shumë hadithe tjera të dobëta( mursel) nuk ishin përmbledhur në kohën e të Dërguarit s.a.a. siç e cekëm më lartë, pra me një fjalë si është e mundur që muslimanët të preferojnë një gjë që nuk është ruajtur dhe përcjellë përmbajtja  e plotë e hadithit!

Të supozoni se as’habët ( shokët e Pejgamberit s.a.a.)  ishin të ditur për çdo gjë  (që është gjë e pamundur) , e çfarë mund të themi për ata që erdhën pas tyre kur akoma ishin vitet e jo shkrimit të haditheve, kur gjendeshin në kohën kur bëheshin luftëra,  hyri në shoqëri Islami politik,  ku të gjithë as’habët kishin vdekur dhe hyrë në fe joarabët?

Sot ka libra të haditheve për të cilët ne nuk pajtohemi ndër veti, e si ishte ajo kohë kur nuk kishte libra? A mund  të quhet kjo ”garancia e përjetshme prej devijimeve”?

E pesta: Pejgamberi e la këtë emanet  lidhur me pasimin pas vdekjes së tij . Ai tha: Kitabullah ve itretu Resul ” – ” Librin e Zotit dhe Familjen e Resulit”  pra Ehli Bejtin. Ai cilësoj Ehli Bejtin a.s. si referencë  qenësore në çështjet e besimit dhe sheriatit, madje edhe e sistematizoj moralin fetarë duke i urdhëruar që të pasonin Ehli Bejti a.s. që janë të pastër, këta janë garantuesit të sunetit ( veprës së Profetit) , prandaj sigurohuni në ”sunetin tim”.

E gjashta: Linja e Ehli Bejtit a.s. është e llogaritur në hadithin thakalejn (Kurani dhe Ehli Bejti) që është i pranishëm në medh’hebin e njohur i cili është i vetmi që ka fillu në kohën e as’habëve.
Si nuk u bënë të pastërtit, të qiltëritë (Ehli Bejti) e Kuranit, pjesa e dytë e e tyre për t’iu drejtuar atyre,  që të siguroheshin nga devijimet e haditheve, që transmetimi i sunetit nëpërmjetë tyre është më i sigurt se trasmetimi i as’habëve!

Të pakët janë ata që transmetojnë prej Ehli Bejtit  a.s. të vërtetën e këtij hadithi. Për deri sa Ahmed bin Hanbeliu është pyetur për Imam Aliun a.s. dhe familjen e tij dhe ka thënë të vërtetën e përcjell nga goja e profetit si munden të tjerët të anashkalojnë një porosi të madhe të këtillë siç e kumton edhe vet ben Hanbeliu: ” Iben Hanbeli ka thënë ” Nuk krahasohet me ata askush.”   Gjithashtu Ibn Hambeliu e  mëson birin e tij. ” O biri im, Aliu i biri i Ebu Talibit është prej Ehli Bejtit nuk krahasohet me ata askush. 

A jeni ju më të dijshëm se Ahmed bin Hanbeliu?

 

Autor: Labinot Qaushi