thumbnail_tom-barrett-hgGplX3PFBg-unsplash

TREGIME URTESIE

Spread the love

Imam Bakiri i shkëlqyeshmi shigjetarë

Ne jemi familje tek e cila është përsosur feja dhe është plotësuar mirësia, pikërisht siç thotë ajeti: Sot ua përsosa fenë tuaj… Ne këtë e trashëgojmë njëri pas tjetrit (velajeti dhe imamati), dhe bota kurrë nuk do të mbetet pa një person të tillë (dëshmi e Zotit).”1

Në pallatin e Hishamit sunduesit të asaj kohe, kishte ulema ( dijetarë) me autoritet, dijetarë dhe oratorë që Hishami shpesh i tubonte dhe caktonte një diskutim publik në pallat. Mirëpo, pasi që në pallatin e sundimtarëve emevit – e kështu edhe në pallatin e Hishamit – kryesisht nuk kishte dijetarë të tillë, por vendin e tyre e kishin zënë tregimtarë dhe poetë të cilët sundimtarëve u këndonin oda, Hishami në asnjë mënyrë nuk e kishte ndërmend të organizonte një tubim të tillë. E dinte shkëlqyeshëm që në një rast të tillë askush nga oborrtarët e tij në shqyrtim nuk do të mund t’i rrinte përballë Imam Bakirit, a.s., dhe për këtë arsye vendosi që kësaj çështjeje t’i qasej në mënyrë tjetër, atë e cila, siç kishte menduar, atij do t’ia siguronte fitoren.

Dhe kësisoj, sado kjo të ishte e çuditshme halifa Hisham vendosi të organizonte garë në shigjetari! Kishte parashikuar që Imam Bakiri a.s. do të merrte pjesë në këtë garë, bile kishte pritur që pas disfatës në atë garë Imami do ta humbaste përkrahjen në popull! Prandaj, para se Imami, të arrinte në pallat të halifit, Hishami urdhëroi disa oborrtarë të vendosnin shënjestrën dhe të fillonin të gjuanin me shigjeta. Imam Bakiri, a.s., arriti në pallat dhe për një kohë qëndroi i qetë në vendin e tij. Atëherë Hishami iu afrua dhe i tha:

– “A dëshironi të merrni pjesë në garën e shigjetarisë?”

Imami iu përgjigj: – “Më vjen keq, por unë jam plak dhe kanë kaluar kohët kur isha marrë me shigjetari.” Mirëpo Hishami ngulte këmbë, insistonte dhe e shtinte në be, ndërsa njëkohësisht i dha shenjë njërit nga dinjitarët emevitë t’ia linte në dorë Imamit harkun dhe shigjetën.

Imami, a.s., zgjati dorën e mori harkun, vendosi në të shigjetën, shënjestroi dhe qëlloi pikërisht në mes të cakut. Mandej vendosi shigjetën tjetër në hark, gjuajti dhe shigjeta e qëlloi atë të mëhershmen dhe e ndau përgjysmë. Shigjeta e tretë sërish e qëlloi të mëparshmen. Dhe kësisoj nëntë shigjeta rresht qëlluan dhe ndanë përgjysmë atë të mëparshme.

Kjo ngjarje e pazakontë ndikoi në të gjithë të pranishmit, nga të gjitha anët u dëgjuan brohorima mahnitëse dhe mbështetëse. Hishami, tani kur llogaritë e tij ishin shthurur dhe kishin rënë në ujë, edhe vet ishte mahnitur, dhe mbase kundër dëshirës së tij tha:

– “Urime, o Ebu Xhafer, o babi i Xhaferit! Je shigjetari më i mirë në mesin e Arabëve dhe jo-arabëve! Ndërsa deklarove që ishe plakur!?”

Mandej Hishami uli kokën dhe për një kohë heshti. Pastaj Imam Bakirin dhe djalin e tij të nderuar i uli pranë vetës në një vend të veçantë duke treguar nderim të jashtëzakonshëm për t’i thënë Imamit:

– “Duke iu falënderuar asaj që të kanë ty, Kurejshët meritojnë përparësinë mes Arabëve dhe joarabëve. Kush të ka mësuar që të gjuash kësisoj dhe sa gjatë ke ushtruar shigjetarin?”

Imami, a.s., u përgjigj:

– “E di që në mesin e Medinasve është zakon marrja me këtë. Kështu edhe unë në rini për një kohë kisha interesim, ndërsa më vonë e braktisa. Por sot, pasi aq shumë ngule këmbë, pranova të gjuaja.”

Hishami mandej pyeti:- “A është edhe Xhaferi, biri yt i shkathtë në shigjetari sikur ti?”

Ne jemi familje tek e cila është përsosur feja dhe është plotësuar mirësia, pikërisht siç thotë ajeti: Sot ua përsosa fenë tuaj… Ne këtë e trashëgojmë njëri pas tjetrit (velajeti dhe imamati), dhe bota kurrë nuk do të mbetet pa një person të tillë (dëshmi e Zotit).”

Marrë nga Libri : Muhammed ibn Xherir ibn Rustam Taberi, Dela’ilul-imamet, Menshurati-haydarijje, Nexhef 1383, faqe 105