2.1

Unë dua ta njoh Fatimen!

Spread the love

Autore: Natyra Byqmeti Muhameti

Historia e njerëzimit flet për shumë burra dhe gra, për personalitete të cilat i dhanë njerëzimit vepra dhe shembuj nga më të mirat të cilat i shërbyen njerëzimit deri në ditët e sotme. Çdonjëri nga ne kush më pak e kush më shumë dëshiron t’i njohë këto personalitete dhe më saktësisht të njoh rolin e tyre dhe kontributin që ata dhanë përgjatë historisë njerëzore. Por unë do të doja të ndalesha më shumë tek roli i grave të cilat kanë lënë gjurmë të thella në shoqërinë njerëzore dhe i kanë dhënë asaj përmes veprave të tyre vlera të mirëfillta mbi bazat e së cilave edhe sot njihen.

Njeriu gjatë rrugëtimit të tij dëshiron ta njoh veten, ta njoh qëndrimin e tij karshi kësaj bote dhe në një moment ai kërkon të ketë diku pikënisjen e tij dhe modelin e tij sipas të cilit do të dojë të rrugëtojë. Por unë si një njeri i thjeshtë, gjatë kam pyetur veten se cilën nga këto gra që i dhanë njerëzimit shembullin më të mirë do të doja ta njihja…

Duke u thirrur në atë se i përkas fesë islame mendova se a ka më mirë se sa të njihja një vajzë, një grua, një nënë muslimane dhe padyshim që do të filloja me Fatimen sepse ishte bija e më të dashurit tonë, e të dërguarit tonë, ajo, vajza për të cilën Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tha: “Kush e gëzon Fatimen më ka gëzuar mua, dhe kush më hidhëron Fatimen më ka hidhëruar mua” dhe pikërisht nga kjo unë desha që ta njihja dhe më shumë të dija për rolin e saj si vajzë, si grua e së fundi si nënë, pra kush ishte ajo përpos vajza e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij), çfarë bëri ajo, çfarë i dha ajo njerëzimit, çfarë shembulli të femrës na solli ajo, a ishte vetëm një grua e thjeshtë apo Fatimja ishte më shumë sesa përkufizimi për një grua të thjeshtë?!

Tërë jetën më duhet të mësojë e hulumtojë për ta njohur Fatimen, një femër me shumë vlera, prandaj mëso se kush ishte ajo, se jeta kalon shpejt dhe do të ishte e pavlerë që ti motër e dashur të mos e njohësh këtë Grua të Madhe, Fatime Zehranë (paqja qoftë mbi të).

(Revista “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 5)




There are 3 comments

Add yours
  1. zakupy online

    You are in point of fact a just right webmaster. The web site loading speed is amazing.
    It kind of feels that you’re doing any distinctive trick. Moreover, the contents
    are masterwork. you have performed a wonderful job in this topic!

    Similar here: https://vortexara.top and also here: Tani sklep

  2. Nila

    Hey there! Do you know if they make any plugins to assist with Search Engine Optimization? I’m trying to get my website to rank for
    some targeted keywords but I’m not seeing very good results.

    If you know of any please share. Thank you! You can read similar text here:
    Link Building


Post a new comment