Ramazani nata e fundit

Veprimet e natës së fundit të muajit të Ramazanit

Spread the love

Këto veprime janë të vlefshme dhe mustehab (të preferuara). Ndër to përmendim:

  • Gusli (larja).
  • Leximi i sureve: el-En’am, el-Kehf, Ja-Sin dhe thënia: ‘Estagfirullahe ve etubu ilejhi’ (I kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai) – 100 herë.
  • Leximi i lutjes: “O Zot! Muaji Ramazan në të cilin ke zbritur Kuranin po mbaron dhe unë mbështetem në pamjen Tënde të bekuar. O Zot! Unë të drejtohem Ty që, – nëse zbardh mëngjesi i këtyre netëve të bekuara, ose përfundon muaji Ramazan dhe tek Ti janë të shënuara gjynahet dhe mëkatet e mia me të cilat do të më torturosh në Ditën e Gjykimit, – të m’i falësh këto mëkate, Ja Erhame Rrahimin (O më i Mëshirshmi i mëshiruesve), O Zot”.
  • Lutja tjetër: “O Zot! Mos e bëj këtë ramazan të fundin e ramazaneve dhe të drejtohem Ty që, nëse zbardh mëngjesi i kësaj nate, të më falësh mua, o Zot!
  • Namazi me 10 rekate, ku lexohet surja el-Fatiha dhe 10 herë surja el-Ihlas.

Redaksia e revistës “Vlera”.