Dita e bajramit

Veprimet e ditës së Fitër Bajramit

Spread the love

Veprimet e ditës së Fitër Bajramit janë:

  • Tekbiret mbas namazit të sabahut dhe mbas namazit të Bajramit.
  • Dhënia e Zekatit të Fitrit para namazit të Bajramit.
  • Gusli (larja). Koha e tij është nga agimi e deri para faljes së namazit të Bajramit.
  • Lutja e guslit (larjes): “O Zot! Bëje këtë larje pastruese të mëkateve të mia dhe pastroje besimin tim. O Zot, largoji prej meje ndyrësitë”.
  • Veshja e rrobave të bukura dhe përdorimi i erërave të këndshme.
  • Të ngrënit në fillim të ditës dhe para namazit të Bajramit.
  • Shkuarja në xhami për të falur namazin e Bajramit.

Redaksia e revistës “Vlera”.