capture_1516693341-2756616

Video e tmerrshme: Qentë endacakë mbysin foshnjën 14-muajshe para shtëpisë

Spread the love

Qentë endacak kanë mbytur një vajzë të vogël e cila po zvarritej para shtëpisë së saj, pasi prindërit e kishin lënë nën përkujdesin e vëllait të saj 5-vjeçar.
Foshnja 14-muajshe është “masakruar” në një sulm brutal, por edhe pse ishte dërguar me urgjencë në spital, ajo disa momente më vonë ishte shpallur e vdekur.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Riya Sahu sulmohet para shtëpisë së saj në Anupam Nagar në Raipur në pjesën qendrore të Indisë.

Zëdhënësi i policisë lokale ka njoftuar se dy qen e kanë sulmuar vogëlushen e cila u dërgua me urgjencë në spital. Për fat të keq për shkak të plagëve të marra, ajo disa momente më vonë është shpallur e vdekur.

Mediat lokale raportojnë se Riya ishte lënë vetëm me vëllanë në shtëpi i cili do të duhej të përkujdesej për të.

Nëna e saj e paemëruar dhe babai Horilal Sahu, në ato momente të tmerrshme ishin në punë dhe nuk e kishin idenë se çfarë po u ndodhte fëmijëve.

http://dai.ly/x6djypf




There are no comments

Add yours