Shërimi nga verbëria (video emocionuese)

Spread the love

Shumë njerëz shkojnë në mauzoleun e Imam Aliut për të bërë lutje dhe për t’iu plotësuar dëshirat. Disa i kërkojnë Imamit që t’iu largohet shqetësimet e borxheve, shqetësimet për të ardhmen dhe shqetësimet e shëndetit të tyre.

Imagjinoni këtë zonjë të verbër që ecën në mauzoloeun e shenjtë të Nexhefit. Ajo kurrë nuk e ka parë derën dhe as tempullin, ajo kurrë nuk ka parë kupolën dhe as flamurin mbi të. Ajo kurrë nuk e ka parë qiellin e as yjet. Ajo erdhi tek Imam Aliu dhe Imami donte që ajo ta shihte atë, Imami donte që ajo të shihte bukuritë e Allahut dhe me ndërhyrjen e tij asaj iu dha shikimi.

E habitur nga kjo mrekulli, ajo filloi të flasë dhe shumë njerëz u mblodhën rreth saj. Ajo më pas u shoqërua nga sigurimi dhe u dërgua në një vend me më pak njerëz për të menduar për atë që sapo kishte ndodhur. Lavdia i qoftë Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi Muhammedin (paqja qoftë mbi të).

Huazuar nga: https://www.facebook.com/imamhussein3tv/videos/438813843517565/