imam ali

Ç’THONË JO MUSLIMANËT PËR IMAM.ALIUN

Spread the love

.Kështu jua shpalos Allahu shenjat e Tija, që të kuptoni (Kur’an, 2:242)

Imam Ali ibn Ebi Talibi, përfaqësuesi i përsosur në Islam pas Pejgamberit Muhamed.(paqa qoftë
mbi të dhe Familjen e tij,) përshkruhet në këtë përmbledhje citatesh të shkurtra nga një larmi
personalitetesh të feve të tjera, përfshirë akademikë, shkrimtarë, filozofë, poetë, politikanë e
aktivistë.

Thomas Carlyle (1795-1881). Historian, kritik dhe sociolog skocez. “Sa për këtë djalosh
“Ali”, s’mund të mos e dashurosh. Krijesë fisnike, siç e tregon veten këtu dhe gjithmonë më pas;
plot dhembshuri e guxim të papërmbajtshëm. Ka diçka kalorësiake në të;.trim si luan e prapëseprapë
plot mirësi, sinqeritet dhe butësi, të denja për kalorësinë e krishterë.

BBC206171 Portrait of Edward Gibbon (1737-94) c.1779 (oil on canvas) by Reynolds, Sir Joshua (1723-92)
oil on canvas
73.6×62.2
Private Collection
English, out of copyright

Edward Gibbon (1737-1794). I konsideruar historiani më i madh britanik i kohës..”Zelli dhe
virtyti i „Aliut nuk është arritur nga asnjë personalitet i kohëve të fundit. Ai njësonte kualifikimet e
një poeti, ushtari dhe shenjtori; urtia e tij frymon akoma në një përmbledhje thëniesh morale e fetare [Nehxh ul-belagha]; dhe çdo antagonist, në duelet e gjuhës ose shpatës u nënshtrua nga gojëtaria dhe trimëria e tij. Që nga çasti i parë i misionit të tij deri në ritet e fundit të funeralit të tij, Profeti nuk u braktis asnjëherë nga ky mik bujar, të cilin pëlqente ta quante vëllain e mëkëmbësin e tij dhe Aaronin (Harunin) besnik të një Moisiu (Musa) të dytë”

 


Philip Khuri Hitti (1886-1978) Profesor i Gjuhëve Semite në Universitetin e
Prinstonit..“Trim në luftim, i urtë në këshillim, elokuent në fjalim, besnik ndaj miqve, shpirtmadh
ndaj armiqve, ai u bë edhe simbol i fisnikërisë e kavalerisë myslimane, edhe Solomoni i traditës
arabe, rreth emrit të cilit janë grumbulluar poema, proverba, fjalime dhe anekdota të panumërta.

 


Sir William Muir (1819 – 1905) Dijetar dhe shtetar skocez. Mbajti postin e Ministrit të
Jashtem në qeverinë indiane si dhe në.Guvernatorit të Provincave Veriperëndimore. “I dhuntisur me nintelekt të..kthjellët.ngrohtë në afeksion dhe besnik në miqësi, ai ishte që në vegjëli një zemër dhe shpirt i devotshëm ndaj Profetit. I thjeshtë, i heshtur e jo ambicioz, sundimi i gjysmës së botës që mori në dorë në ditët e vona iu rras me zor e s’u kërkua prej tij.”

 


Dr. Henry Stubbe (1632-1676) Klasicist, polemit, mjek dhe filozof..“Ai e urrejtje dynjanë,
lavdinë dhe salltanetin e saj, i druhej Zotit shumë, jepte lëmoshë së tepërmi, ishte i drejtë në të gjitha
veprimet, i përuljet dhe i afrueshëm; me një mprehtësi jashtëzakonisht të shpejtë e zgjuarsi të
pazakontë; ai ishte tepër i ditur, jo në ato njohuri që përfundojnë në spekulime por që tejzgjatjen
edhe në praktikë.”

Gerald de Gaury (1897 – 1984) Diplomat i shquar frëng..“Ai ishte i urtë në këshillim dhe trim
në luftim, besnik ndaj miqve e zemërgjerë ndaj armiqve. Ai do të shërbente përgjithmonë si
shembulli i fisnikërisë dhe kalorësisë myslimane.”

Wilferd Madelung Profesor i Arabishtes në Universitetin e Oksfordit. “Përkundrejt
pretendimit të rremë Umejjad për pushtet legjitim në Islam, si mëkëmbës të Zotit mbi tokë,
halife,.dhe duke parë mashtrimin, arbitraritetin e qeverisjen përçarëse Umejjade dhe shpagimin e
tyre hakmarrës, ndershmëria, përkushtimi i papërkulshëm ndaj sundimit të Islamit, besnikëritë e
thellë personale, trajtimi i barabartë i të gjithë mbështetësve dhe bujaria në të falurit e armiqve që
gëzonte Aliu u çmuan së tepërmi.”

Charles Mills (1788 – 1826)  Historian i shquar i kohës. “Si kryetar i fisit Hashimi dhe kushëri e
dhëndër i atij që arabët respektonin, duket e mahnitshme se si „Aliu nuk u vendos kalif menjëherë
pas vdekjes së Muhamedit. Përparësive të lindjes dhe martesës së tij iu shtua miqësia e Profetit. Djalii Ebu Talibit ishte ndër myslimanët e parë dhe titulli i preferuar i Muhamedit.për të ishte Haruni i një Musau të dytë. Mjeshtëria e tij si orator dhe syri i pa trembur i tij si luftëtar ishte mirënjohës i një
kombi, kurajë në gjykim e të cilit ishte virtyt ndërsa gojëtaria urti.”

 

 


Simon Ockley (1678-1720) Profesor i gjuhës Arabe në Universitetin e Cambridge..“Një gjë e
veçantë që meriton të vihet në pah është se e ëma e lindi në Qabe, brenda vetë tempullit të shenjtë;
çka si ka ndodhur kurrë asnjë tjetri.”

 

Washington Irving (1783-1859) I mirënjohur si “amerikani më i shquar i letrave”. “Ai ishte
nga dega më fisnike e klanit fisnik të Kureishëve. Ai zotëronte tri cilësitë më të çmuara nga arabët:
kurajën, gojëtarinë dhe zemërgjerësinë. Shpirti i tij i patrembur i kishte dhuruar titullin e Luanit të
Zotit (Esed-u Llah) nga Profeti; shembuj të gojëtarisë së tij mbeten në disa vargje dhe thënie të
ruajtura mes arabëve; dhe zemërgjerësia e tij shpalosej në ndarjen mes të tjerëve, çdo të premteje, të asaj që kishte mbetur në arkë. Për bujarinë e tij na janë treguar raste të panumërta; ashtu si dhe
përbuzjen e tij fisnike të gjithçkaje të rreme e të ulët, si dhe mungesën në sjelljen e tij të çfarëdo
gjëje të ngjashme me intrigën egoiste.”

“Ai ishte nga më të denjët e muslimanëve të parë, i cili e thithi entuziazmin e tij fetar nga shoqërimi
me vetë Profetin, dhe e ndoqi deri në një thjeshtësinë e shembullit të tij. Ai përflitet me nderim si
kalifi i parë që mori nën mbrojtje Letrat e Bukura. Ai u përfshi vetë në dellin poetik dhe shumë nga
thëniet dhe proverbat e tij ruhen e janë përkthyer në shumë gjuhë. Unaza e tij mbante këtë
gdhendje:”Mbretëria i takon Zotit”. Një nga thëniet e tija tregon mungesën e vlerave që ai u jepte
lavdive kalimtare të kësaj bote: ‘Jeta është veçse hija e një reje – ëndrra e të fjeturit’.”

Robert Durey Osborn (1835-1889) Major i Trupave në Bengal.
“Me të u shua myslimani më zemërpastër e më i mirë të cilit ia ka ruajtur kujtimin historia
Muhamedane.”




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment