thumbnail_1…

“Veprat kulturore dhe bamirëse prekin vlerat e larta njerëzore.”

Spread the love

“Veprat kulturore dhe bamirëse prekin vlerat e larta njerëzore.”

Instituti “Naim Frashëri “ në Prishtinë për nder të ditëlindjes dhe veprimtarisë së shkrimtarit Naim Frashërit, sot ka zgjedhur të jetë pranë fëmijëve në SOS fshat duke iu dhuruar një përkrahje modeste me gjëra ushqimore dhe veshje për 60 fëmijë. Në kuadër të projektit “ Qyteti Urban me Fraza Naimijane “ i aprovuar nga Drejtoria e Kulturës – Komuna e Prishtinës, u shpërndan edhe broshura me fraza inkurajuese nga figura e shquar e Naim Frashërit që kishin për qëllim të njoftohen më shumë dhe më mirë për veprimtarin e poetit, shkrimtarit dhe erudit shqiptarë.

SOS fshatin në Prishtinë e vizituan stafi i Institutit Namin Frashëri , ku drejtoresha Ikballe Berisha Huduti informoi për aktivitetet kulturore dhe humanitare të Institutit si dhe ofroi një bashkëpunim të mëtutjeshëm në këto dy fusha. Kësaj radhe në këtë aktivitet janë pjesëmarrës edhe “ Federata Botërore “ ( World Federation) nga Londra të cilën kanë ndihmuar me dhuratat humanitare, ushqim dhe veshje ndërsa Instituti ka realizuar në pjesë të projektit duke dhuruar broshura me fraza inkurajuese, ndërsa pjesa e tjetër e projektit është në vazhdimësi të zhvillimit të aktivitetit.

Falënderojmë Drejtoreshën e SOS fshatit në Prishtinë znj.Ora Bytyçi e cila ndau disa informacione që përmbledhin punën që ky komunitet kryen, punë kjo me virtyte të larta njerëzore. SOS fshati ofron kushtet e sigurta dhe të ngrohta bashkë me SOS nënat të cilat kryejnë punën e tyre me përkushtim të lartë ndajë fëmijëve të këtij institucioni. Ishte kënaqësi të dëgjosh rrjedhën dhe organizimin aq detajist nga stafi i SOS fshatit për fëmijët të cilët kanë humbur kujdesin prindëror/familjar.

Kush është Instituti Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri” ?

Vizioni ynë është që të ndërtojmë një shoqëri me humanizëm dhe drejtësi, liri dhe respekt për diversitetin, si dhe barazi dhe unitet për të mirën e përbashkët të njerëzisë.

Instituti i mbështet materialisht dhe moralisht studentët dhe intelektualët e rinj përmes zhvillimit të tyre profesional, që të nesërmen të jenë në shërbim të shoqërisë me ekspertizat e tyre.