thumbnail_4.-Agha-Bozorg-Mosque-1

Dijetarët sipas Imam Aliut

Spread the love

Dijetarët sipas Imam Aliut

Në lidhje me ndarjen dhe kategorizimin e dijetarëve Prijësi i besimdrejtëve Imam Aliu, paqa e Allahut qoftë mbi te, thotë:

“Dijetarë janë dy grupe: të parin e përbëjnë dijetarët të cilët veprojnë sipas dijes së tyre, dhe ata janë të shpëtuar, ndërsa të dytin e përbëjnë ata që nuk veprojnë sipas njohurive të tyre, dhe ata janë të dështuar. Vërtetë banuesit e xhehnemit janë të shqetësuar për shkak të kutërbimit të dijetarit i cili nuk posedon vepra, dhe vërtetë pendimin dhe keqardhjen më të madhe nga të gjithë banuesit e xhehnemit do ta ketë njeriu i cili tjetrin e ftont kah Zoti — qoftë i adhuruar Ai! dhe ky i dyti e ka pranuar thirrjen e tij dhe i është nënshtruar Allahut, dhe Allahu e ka futur në xhenet, ndërsa atë që ka bërë thirrje, për shkak të mosveprimit sipas dijes që kishte poseduar, e kishte futur në xhehnem.”

Në një kudsi-hadith Zoti i Madhërishëm i drejtohet Davudit, paqja e Allahut qoftë mbi te:

“Dënimi më i vogël për dijetarin i cili nuk vepron sipas njohurive që ka është më i rëndë se shtatëdhjetë dënime dhe vuajtje: do ta heqë nga zemra e tij ëmbëlsinë për të më përmendur Mua. (Pas çkaje më nuk do të kënaqet duke më përmendur Mua.)”