thumbnail_96512501_576604466292427_4186275860015218688_n

Dhurata e Ramazanit gëzon shumë familje kosovare

Spread the love

Dhurata e Ramazanit gëzon shumë familje kosovare

Organizata e quajtur “World Federation ” – “Federata Botërore” me seli në Londër është dorë e lirë për punë të mira si në Kosovë , rajon dhe shumë vende të botës. WORLD FEDERATION është OJQ me status Special Konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social ( ESCOSOC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

WF-AID që nga viti 1976 janë përpjekur të jetojnë me moton ” Ne ekzistojmë që t’ju shërbejmë” Fillimisht përpjekjet e WF-AID u përqendruan në Lindje ku ishte më urgjente nevoja për të zbutur varfërinë e popullit. WF-AID ka punuar për të ndërtuar komplekset e strehimit, shkollat, xhamitë, kishat, sallat dhe kampet mjeksore për të ofruar njerëzve një stabilitet në jetën e tyre. Gjatë viteve. WF-AID ka ndihmuar në edukimin e 25.000 fëmijëve në botë.

WF-AID & KOSOVA

Sa i përket aktiviteteve humane në Kosovë WF ka përzgjedhur Institutin Kërkimor Ndërkombëtarë ” Naim Frashëri” i cili posedon – Departamentin për Zhvillim Social ( DZHS). si partner të sinqertë dhe si urë lidhëse e shërbimit për t’ia zgjatur dorën e bamirësisë edhe popullit të KOSOVËS:

Në kuadër të Projektit “ Dhurata e Ramazanit! këtë javë janë ndihmuar qindra familje kosovare të komuniteteve të ndryshme nëpër disa qytete si Prishtinë, Prizren , Gjakovë , Suharekë , Gjilan , Mitrovicë etj. Ndihma që i jepet nevojtarëve, miqve dhe anëtarëve të Institut Naim Frashëri ka për qëllim ë ti ruaj vlerat dinitoze të të varfërve. Ndihma është ofruar pemës kuponave në vlera të ndryshme në bazë të numrit të anëtarëve të atyre familjeve 20/30/50 euro. Ndërsa komuniteti RAE ne Gjakovë janë ndihmuar me 300 pako ushqimore me vlerë nga 20 Euro.

Në vazhdimësi pritet te vazhdojmë bashkëpunimin edhe për aktivitetet e tjera