fd3b35592a69132abb12105e89af134b

Formula e lumturisë

Spread the love

 

“Respektoni të mëdhenjtë dhe duani të vegjlit”.

Këshilla na vije nga i Dërguari i Allahut profeti Muhamed – paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij.

Respekti dhe dashuria janë dy segmente kryesore me të cilat mund t’i përfitojmë zemrat e njerëzve.

Çdo njeri i mençur duhet t’i përshtatet vendit ku jeton dhe  t’i respektojë doket dhe zakonet të arrijë vendi por duke pas parasysh që këtë doke e zakone të mos jenë në kundërshtim me principet e fesë islame.

Një popull pa vlera dinitoze, nuk do të vlerësohet nga të tjerë në botë,  prandaj respekti dhe dashuria janë dy elemente kryesore që e bashkojnë të bardhin me të ziun, fshatarin me qytetarin , të varfërin me të pasurin, punëmirin me të keqin e kështu me radhë.

Motra e vëllezër të besimit nëse dëshironi të keni harmoni në familje dhe shoqëri, mundohuni të punoni më jetën dhe të formoni harmoni me moton RESPEKTONI TË MËDHENJTË DHE DUANI TË VEGJLIT.

Nëse ndalemi këtu dhe e logjikojmë me vëmendje këtë hadith të Pejgamberit s.a.a. do të shohim se ky hadith ka për qëllim t’ia bëjë të ditur se është e patjetërsueshme që në rrethin ku jetoni duhet t’i respektoni të moshuarit dhe t’i dashuroni të vegjëlit. Nëse në një shtëpi keni marrë një nuse për djalin tuaj dhe dëshironi të keni harmoni në familjen apo jo!

Zgjidhja është këtu!

Para se të kërkoni pëlqim, lumturi, dashuri në një shtëpi bazohuni në këto pika.

-nusja e cila vjen në shtëpi të burrit duhet t’i respektojë të gjith anëtarët e familjes që janë më të mëdhenjë se ajo, ndërkaq anëtarët që janë më të vegjël se nusja, ajo duhet t’i dashurojë dhe t’u dhimbsen si krijesa të Zotit.

-vjehrra dhe vjehrri duhet të dinë se në shtëpi kanë pranuar një person të cilin e ka lidhur dashuria me fëmiun e tyre. Prandaj vjehrra duhet gjithashtu që krijesat që janë më të vegjël se ajo t’i dashurojë dhe të jetë tolerante, në mënyrë që të jetojnë në lumturi, pasi që kjo botë është sprovë dhe mundim për ata që shumë e duan, ndërësa për njerëzit të cilët janë në rrugë të drejtë kjo jetë është një hije nga e cila njeriu ik por ajo e ndjek pas.

Pra njësojë siç ka thënë Hz. Aliu “jeta është një hije, po që se dëshiron ta kapësh atë kur nuk do të munësh, por nëse ti ik, ajo do të vij pas”.

 

Good Things

Bad Things