321662013-300×174

KUSH ËSHTË FATIME ZEHRA

Spread the love

  Shpesh ulem dhe mendohem e py es veten a thua kush ishte Fatime Zehra ?!

A ishte sikur qielli i qetë natën i mbuluar me yje vezulluese, apo si drita e shkelqyer e hënës, apo mos vallë si uji i kthjellët kur del prej maleve të larta.

Ajo është mbi të gjitha çiltërsitë që Allahu i ka krijuar është mbretëresha e bukurive. Është grua  mbi të gjitha gratë, ajo është me shumë virtyte dhe karaktere të shumta është e pastërt e mbrojtur nga zjarri, e sinqertë, ndriçuese, e bekuar, e urtë, është personi i cili kontakton me melekët, ajo është mrekullia e Allahut të cilën e dërgoi në këtë botë së bashku me suren Kevther,  si shembull për të gjitha gratë muslimane. Që nga ajo kohë e deri më sot, Fatimja mbeti simbol i të gjitha virtyteve që mund të i ketë një femër e cila ishte e edukuar nga babai i saj Pejgamber.

Oj nënë e madhe- nënë e myslimanëve, përkundrazi, dhimbjeve, mjerimeve, vuajtjeve dhe shqetësimeve qe i ke pasur në jetën tënde ne të kemi pasqyrë e vlerave të pastërta që na dhe.

Ja pra kjo është FATIME ZEHRA.

 

Jeta Ismajli-  Prishtinë.