
EDITORIALI – Fuqia pa drejtim: mësime nga historia dhe koha jonë.
( Duke lexuar disa fakte historike nga libri ” Ritregim i historisë së Islamit dhe myslimanëve -Sejjid Ali Asghar Razvi)
“Fuqia pa vizion është bosh, pasuria pa drejtim mund të çojë në dobësi,
dhe vendimet politike pa qëllim strategjik shndërrojnë potencialin në dobësi.”
Në Lindjen e Mesme sot, disa shtete duket se janë të forta, por të varura nga faktorë të
jashtëm. Historia e arabëve na mëson një të vërtetë të fuqishme: pasuria dhe fuqia njerëzore nuk garantojnë sukses, nëse nuk ka vizion dhe drejtim.
Në shekullin 632–732, arabët ishin të pathyeshëm. Ata ishin superior në çdo aspekt: ekonomik, ushtarak, politik. Por ajo që i bëri të fuqishëm ishte bashkimi dhe udhëzimi i Islami. Pa këtë drejtim, as pasuria, as fuqia e madhe njerëzore nuk do t’u kishte shpëtuar nga dobësia.
Sot, disa shtete arabe e ruajnë pavarësinë vetëm falë “mirësisë” së fuqive të tjera. Ky është një paradoks që përsëritet: begatia materiale nuk mjafton për të garantuar drejtim, nder dhe sukses strategjik.
Mësimi për ne: fuqia pa vizion është bosh, pasuria pa drejtim mund të çojë në dobësi, dhe
vendimet politike pa qëllim strategjik shndërrojnë potencialin në dobësi. Historia nuk është
vetëm e kaluar — ajo është një reflektim i ditëve të sotme tona.
Autor. MSc. Ikballe Berisha Huduti



