ARSYET PSE DUHET TA PINI ÇAJIN HIBISKUS?
Hibiskusi sot gjendet në mjekësinë alternative, kozmetikë e edhe në gatim. Nga gjethet përgatitet çaji i kuq i thartë, që është përplot me vitamina e minerale të rëndësishme. Në Lindjen e Largët ishte konsideruar si “Pija e Faraonit”, sepse kishte shëruar shumë sëmundje.
Për shëndetin e zemrës
Çaji nga hibiskusi ndihmon në forcimin e mureve të enëve të gjakut duke rregulluar elasticitetin e tyre. Hibiskusi po ashtu e ul shtypjen e lartë të gjakut.
Për stomak
Gjethet e hibiskusit kanë ndikim pozitiv në traktin gastrointestinal dhe në mëlçi. Çaji u preferohet personave që vuajnë nga gastriti shkaku i acideve të larta.
Për imunitet
Vitaminat dhe elementet që i hasim në hibiskus, sipas shumë studimeve e forcojnë sistemin imun, shtojnë forcën e trupit ndaj ftohjeve të ndryshme derisa e pakësojnë nervozën.
Për pastrim
Hibiskusi ka ndikim të butë prej laksativi dhe kështu e përmirësojnë tretjen, derisa e normalizon edhe jashtëqitjen.
Shuan etjen
Hibiskusi ishte popullor në vendet arabe shkaku i aftësive për ta shuar etjen. Çaji nga hibiskusi është pije e shëndetshme, dhe përgatitet lehtë. Një lugë me gjethe e përzieni me një gotë ujë të vluar, e më pas ia shtoni pak sheqer, apo më mirë mjaltë dhe e konsumoni.
Redaksia e revistës “Vlera”.
Se você está se perguntando como descobrir se seu marido está traindo você no WhatsApp, talvez eu possa ajudar. Quando você pergunta ao seu parceiro se ele pode verificar seu telefone, a resposta usual é não. https://www.xtmove.com/pt/how-to-catch-my-husband-cheating-and-find-signs-of-cheating-on-whatsapp/