Agjërimi te gratë shtatzëna
Për shumë gra shtatzëna, lind pyetja a mund të agjërojnë apo jo? Nëse agjërojnë. A ka rrezik për foshnjat e tyre? Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, ato duhen trajtuar veçmas dhe në situata të ndryshme.
Agjërimi në 3 muajt e parë të shtatzënisë
Në muajt e parë dhe sidomos përgjatë tetë javëve të para të shtatzënisë kur formohen qelizat dhe indet e para trurit të embrionit, agjërimi mund të shkaktojë rreziqe të pariparueshme. Rreziqet janë më të mëdha në stinët kur agjërimi zgjatë shumë deri në 10-12 orë në ditë. Përveç kësaj, të vjellat në muajt e parë të shtatzënisë e pakësojnë mundësinë e agjërimit.
Agjërimi në 3 muajt e dytë të shtatzënisë
Agjërimi në 3 muajt e dytë të shtatzënisë, me këshillimin e mjekut nuk përbën asnjë problem dhe rrezik për foshnjën.
Agjërimi në 3 muajt e tretë të shtatzënisë
Edhe në këtë periudhë agjërimi i nënës nuk është i dobishëm për fëmijën, sepse në këtë periudhë shumica e energjisë së fëmijës plotësohet nga glukoza në gjakun e nënës dhe nëse nëna agjëron gjatë kësaj periudhe, yndyrat në trupin e saj shpërbëhen, krijohen trupa të huaj të cilët mund të depërtojnë në gjakun e fëmijës dhe të dëmtojnë sistemin e tij nervor.
Gratë shtatzëna që dëshirojnë të agjërojnë në këtë periudhë, patjetër duhet që:
1. Të ulin ndjeshëm aktivitetin e tyre.
2. Analizat e gjakut dhe të urinës t’i kenë normale.
3. Të mos kenë sëmundje të veçantë.
4. Të llogarisin nivelin e kalorive të nevojshme në bazë të gjatësisë, peshës së trupit dhe të moshës së shtatzënisë nën mbikëqyrjen e mjekut specialist.
5. Presionin e gjakut ta kenë normale.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 14-15.
El monitoreo de teléfonos celulares es una forma muy efectiva de ayudarlo a monitorear la actividad del teléfono celular de sus hijos o empleados.
Después de apagar la mayoría de los teléfonos móviles, se eliminará la restricción de ingreso de contraseña incorrecta. En este momento, podrá ingresar al sistema mediante huella digital, reconocimiento facial, etc. https://www.mycellspy.com/es/tutorials/how-to-find-out-your-wife-cell-phone-password/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!