17. Agjërimi për sportistët

Agjërimi për sportistët

Spread the love

Meqenëse aktivitet e vazhdueshme fizike bëhen shkak për përmirësimin e procesit të metabolizmit, aparatin e zemrës dhe enëve të gjakut, aparatin e frymëmarrjes, indet dhe skeletin, ndërprerja e këtyre aktiviteteve për një periudhë një mujore mund të ulë shumë efiçencën e sistemeve të lartpërmendura. Si rrjedhim, nuk këshillohet ndërprerja e aktiviteteve sportive në periudhën e agjërimit, por në shumë raste është i nevojshëm rishikimi i programit të këtyre aktiviteteve dhe ndryshimi i programit ushqimor. Kjo përfshin sportistët amatorë dhe profesionistë. Në përgjithësi, aktivitetet fizike mund të ndahen në katër nivele:

Niveli i parë: Aktivitetet e jetës së përditshme

Këto aktivitete duhet të kryhen njësoj si në të kaluarën, sepse në këto aktivitete nuk konsumohet sasi e madhe energjie për një kohë të gjatë dhe temperatura apo përpjekjet e trupit nuk shtohen në masë të madhe. Si rrjedhim, nëse respektohen këshillat e parashtruara, kryerja e këtyre aktiviteteve nuk përbën asnjë problem.

Niveli i dytë: Aktivitet stërvitore

Në këto aktivitete numri i rrahjeve të zemrës shtohet në mënyrë të ndjeshme si dhe rritet temperatura e trupit. Si rrjedhim, është më mirë që këto aktivitete të kryen pas iftarit dhe para syfyrit.

Distanca më e mirë mes iftarit dhe programit sportiv është 45 minuta deri në një orë, me qëllim që të përfundojë procesi i tretjes fillestare të karbohidrateve. Kjo shkakton uljen e problemeve të aparatit tretës, evitimin e djegjeve në stomak dhe sportisti për shkak të nivelit normal të glukozës në gjak nuk ndjehet i lodhur. Edhe për sportistët vlen regjimi ushqimor më pak sheqer që kanë indeks glicemik[1]të lartë. Distanca në mes iftarit dhe programit sportiv synon t’i japë kohë stomakut të thithë lëngjet dhe lëndët ushqimore për të evituar rënien e presionit të gjaku. Sportistët duhet që para aktivitetit sportiv të konsumojnë 1-2 gota ujë dhe gjatë aktivitetit sportiv çdo 15-20 minuta të konsumojnë nga një gotë ujë ose lëngje të tjera. Nuk këshillohen lëngjet që përmbajnë kafeinë. Pas aktivitetit sportiv, këshillohet të pihet lëng frutash natyror me pak kripë për të zëvendësuar lëngjet dhe kripërat e humbura. Nëse aktiviteti sportiv zhvillohet në ambiente të ngrohta apo nëse sportisti është nga ata njerëz që humbasin shumë kripëra (Heavy Salt Looser), nëse sporti që kryen është i rëndë ose zgjatë më shumë se një orë, zëvendësimi i lëngjeve dhe kripërave ka një rëndësi shumë të madhe. Propozohet që në periudhën nga iftari në syfyr, pa marrë parasysh nivelin e etjes, sportistët të pinë lëngje për të ruajtur nivelin e glukozës në gjak, të hanë hurma, mana të thatë, rrush dhe fiq të thatë pas sportit.

Në periudhën nga iftari në syfyr nuk këshillohen aktivitete sportive më i gjatë se 45 minuta për personat që vuajnë nga sëmundjet e tilla si gurët në veshka, diabeti, sklerozë multiple (MS), astma etj. Gjithashtu kjo nuk këshillohet as për të paralizuarit dhe të moshuarit sepse të gjithë këta persona mund të pësojnë dëmtime të rënda nga rënia e nivelit të ujit në trupin e tyre.

Niveli tretë: Aktivitete intensive të muskujve

Në aktivitet të tilla konsumohet një sasi e konsiderueshme energjie dhe temperatura e trupit gjatë sportit rritet shumë. Është më mirë që tilla aktivitete të kryhen në mes të iftarit dhe syfyrit. Për të shmangur mungesën e ujit në trup (dehidratimin), këshillohet konsumimi i ujit në masë të madhe. Duke pasur parasysh aktivitetin e madh të muskujve dhe rënien e imunitetit ndaj insulinës, dy orë pas sportit duhen të përdoren karbohidrate dhe proteina me qëllim ripërtëritjen e muskujve.

Niveli i katërt: Pushimi

Sportistët këshillohen që përveç ruajtjes së aktiviteteve fizike në muajin e Ramazanit, të kenë edhe pushim të nevojshëm me qëllim që të ripërtërihet energjia e humbur dhe të krijohet mundësia për rimëkëmbjen e indeve. Kjo çështje është më e rëndësishme në aktivitete intensive të muskujve dhe mes seancave stërvitore duhet të pushohet të paktën një ditë.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 16-17.
______________
[1] Qëllimi këtu është për ato lëndë, përdorimi i të cilave rrit ndjeshëm sheqerin në gjak.




There are 8 comments

Add yours
  1. sklep internetowy

    Wow, marvelous blog layout! How long have you ever been blogging for?
    you make running a blog glance easy. The whole look of your web site is fantastic, let alone
    the content! You can see similar: e-commerce and here sklep internetowy

  2. sklep

    Have you ever thought about including a little bit more than just your articles?
    I mean, what you say is fundamental and everything. Nevertheless think of if
    you added some great images or video clips to give your posts more, “pop”!
    Your content is excellent but with pics and video clips,
    this website could undeniably be one of the most beneficial in its niche.
    Very good blog! I saw similar here: ecommerce and also here: sklep

  3. e-commerce

    Howdy! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization? I’m
    trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
    If you know of any please share. Thanks! You can read similar text here:
    Najlepszy sklep

  4. GSA List

    Hello! Do you know if they make any plugins to assist with Search Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but
    I’m not seeing very good results. If you know of any please share.
    Appreciate it! You can read similar blog here: Scrapebox List


Post a new comment