14. Agjërimi te gratë shtatzëna

Agjërimi te gratë shtatzëna

Spread the love

Për shumë gra shtatzëna, lind pyetja a mund të agjërojnë apo jo? Nëse agjërojnë. A ka rrezik për foshnjat e tyre? Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, ato duhen trajtuar veçmas dhe në situata të ndryshme.

Agjërimi në 3 muajt e parë të shtatzënisë

Në muajt e parë dhe sidomos përgjatë tetë javëve të para të shtatzënisë kur formohen qelizat dhe indet e para trurit të embrionit, agjërimi  mund të shkaktojë rreziqe të pariparueshme. Rreziqet janë më të mëdha në stinët kur agjërimi zgjatë shumë deri në 10-12 orë në ditë. Përveç kësaj, të vjellat në muajt e parë të shtatzënisë e pakësojnë mundësinë e agjërimit.

Agjërimi në 3 muajt e dytë të shtatzënisë

Agjërimi në 3 muajt e dytë të shtatzënisë, me këshillimin e mjekut nuk përbën asnjë problem dhe rrezik për foshnjën.

Agjërimi në 3 muajt e tretë të shtatzënisë

Edhe në këtë periudhë agjërimi i nënës nuk është i dobishëm për fëmijën, sepse në këtë periudhë shumica e energjisë së fëmijës plotësohet nga glukoza në gjakun e nënës dhe nëse nëna agjëron gjatë kësaj periudhe, yndyrat në trupin e saj shpërbëhen, krijohen trupa të huaj të cilët mund të depërtojnë në gjakun e fëmijës dhe të dëmtojnë sistemin e tij nervor.

Gratë shtatzëna që dëshirojnë të agjërojnë në këtë periudhë, patjetër duhet që:

1. Të ulin ndjeshëm aktivitetin e tyre.
2. Analizat e gjakut dhe të urinës t’i kenë normale.
3. Të mos kenë sëmundje të veçantë.
4. Të llogarisin nivelin e kalorive të nevojshme në bazë të gjatësisë, peshës së trupit dhe të moshës së shtatzënisë nën mbikëqyrjen e mjekut specialist.
5. Presionin e gjakut ta kenë normale.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 14-15.




There are 3 comments

Add yours

Post a new comment