agjerim

Agjëroni që të jeni të shëndetshëm

Spread the love

 

Agjëroni që të jeni të shëndetshëm

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
‘’Muaji i Ramazanit është muaji në ë cilin u zbrit Kur’ani ‘’(Sure Bekare, ajeti 185)

Muaji i Ramazanit është muaji më me vlera dhe më i begatë. Ky muaji ku Zoti Fuqiplotë i hap dyert e mëshirës së Tij për të gjithë njerëzit dhe fjala e Tij (Kur’ani), që është programi më i plotë udhëzues për lumturinë e njeriut, i’u zbrit profetit të madh Islamit në këtë muaj të bekuar.

Në mjekësinë e lashtë agjërimi kishte rëndësi të veçantë, disa sëmundje kuroheshin nëpërmjet agjërimit. Thuhet se Harith Ibn Keledeh, mjek i njohur në kohën e profetit Muhamed s.a.a., e konsideronte agjërimin si të vetmin kurues të sëmundjeve.

Gjithashtu , Ibn Sina (Avicena), njëvëllimin e librit Kanun (Ligj) ia ka kushtuar ndikimit të agjërimit në kurimin e sëmundjeve. Rëndësia e agjërimit, baza shkencore e të cilit çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë për njerëzit, sot është çështje që trajtohet gjerësisht në universitete botës dhe rezultatet e studimeve dëshmojnë se agjërimi në mënyrë të drejtë bëhet shkak për parandalimin shumë sëmundjeve. Si rrjedhim, duhet që me përpjekje serioze të kuptojmë aspektin shkencor të udhëzimeve.

Shëndeti ёshtё njё dhuratё Hyjnore pa tё cilën njeriu nuk mund tё ec nё rrugёn e lumturisё. Si rrjedhim, feja e pastёr islame gjithmonë kërkon nga muslimanёt tё ruajnё shёndetin fizik dhe psikik dhe trupin e konsideron si njё amanet tё Zotit pёr njeriun, pёr ti mundёsuar atij qё nё botёn materiale tё realizoj qёllimet e larta tё krijimit dhe lidhjes me Zotin.

Profeti i nderuar i Islamit ka thёnё: “Dijeni vlerёn e shёndetit, para se tё prekeni nga sёmundja.”
Profeti Muhamed s.a.a. gjithmonё i inkurajonte myslimanёt tё jetojnё ne mёnyrё tё drejtё, tё ushqehen duke ruajtur masёn, tё kryejnё rregullishtё stervitjet fizike dhe mendore, tё ruajnё balancën mes nevojave dhe shpirtёrore dhe tё respektojnё higjienёn nё ngrёnje dhe pirje, tё gjitha kёto i konsideronte si faktorin mё tё rёndёsishёm tё jetёs sё shёndetshme, tё lumtur dhetё gjatё.

Edhe Imamёt e nderuan ndoqën kёtё rrugё dhe atё ua kёshilluan të tjerёve. Imam Aliu a.s. thoshte: ”Kushdo qё gjatë ngrёnjes kёnaqet me pak, ёshtё mё i shёndetshёm fizikisht dhe mendёrishtё.”

Padyshim, muaji i bekuar i Ramazanit ёshtё njё rastё i mirё per tё rishikuar mёnyrёn e jetesёs dhe pёr tё vendosur ekuilibёr nё jetё. Gjatё periudhёs sё agjёrimit mёsojme se si tё programojmё mёnyrёn e ushqimit, kultivojmё frymёn e vetёpёrmbajtjes dhe tё besimit si edhe tё vendosim pёr vetveten disiplinë tё logjikshme.

 

Dr. Ramazan Mohsenpur




There are no comments

Add yours