Ramadan-Blog_slide

Pse duhet ta lexojmë Kuranin dhe çfarë dobi kemi.

Spread the love

 

I Dërguari (paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) ka thënë: “Ai që e reciton Kur′anin dhe ai që e dëgjon atë, kanë shpërblim të barabartë.”  (Mustadrakul Vasa′il, vëll.1, fq. 293)

I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) ka thënë: “Më i miri në mesin tuaj është ai që e mëson Kur′anin dhe pastaj ua mëson atë të tjerëve.” (“Al-Amali” nga Shejh et-Tusiut, vëll.1)

 

Imam Xhafer Ibn Muhamed es-Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Recitimi i Kur′anit nga faqet e Kur’anit (domethënë shikimi në të( e lehtëson dënimin e nënës dhe të babait të lexuesit, edhe sikur ata të kenë qenë jobesimtarë.”  (Usul el-Kafi, vëll.2, fq. 613)

I Dërguari i Zotit (bekimet e Zotit qofshin mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: Çdo gjë në ekzistencë, madje edhe peshku në det, lutet për faljen e personit i cili ua mëson njerëzve Kur′anin.  (Usul el-Kafi, vëll.3, fq.301)

Imam Ali ibn Musa el-Ridha (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Mos i nënvlerësoni fjalët e Zotit të Madhëruar dhe mos kërkoni udhëzim nga të tjerë pos Tij! Përndryshe s’ka dyshim se do të jeni të humbur.”  (Ujun’ul-Ekber er-Ridha, vëll.2, fq.57)

I Dërguari i Zotit (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Këto zemra ndryshken, njësoj si ndryshket hekuri. Ato lëmohen përmes recitimit të Kur′anit.  (“Irshad’ul-Kulub, fq. 78)

Imam Xhafer ibn Muhamed es-Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Kur′ani është amaneti i Zotit të Lartësuar për krijesat e Tija. Andaj është e pëlqyeshme për çdo musliman që ta ruajë këtë amanet dhe të lexojë të paktën 50 ajete të Kur′anit çdo ditë.”  (Usul el-Kafi, vëll.2, fq.609)

Prijësi i Besimtarëve Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftë mbi të) ka thënë: Shtëpia në të cilën lexohet Kur′ani dhe përmendet Zoti i Madhëruar, fiton bekime të shumta hyjnore, engjëjt janë të pranishëm në të, ndërkohë që djajtë do të jenë larguar prej saj. Përveç kësaj, ajo shtëpi do të shkëlqejë për njerëzit në qiell, ashtu si shkëlqejnë yjet për njerëzit në tokë.” (Usul el-Kafi, vëll.2, fq.610)

Në amanetin e tij të fundit për Aliun (paqja qoftë mbi të), i Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tha: “O Ali! Të këshilloj ta lexosh Kur’anin në çdo gjendje.”  (Men La Jahdh’hurul Fakih, vëll.4, fq.188)

I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi dhe familjen e tij) ka thënë: ”Asgjë nuk është më vështirë për të duruar për shejtanin, sesa një person që e lexon Kur′anin nga faqet e tija” (Thavabul A′mal, fq.231)

I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: ”Ndriçoni shtëpitë tuaja nëpërmjet recitimit të Kur′anit dhe mos i bëni ato si varre, ngjashëm me atë që hebrenjtë dhe të krishterët kanë bërë (duke mos kryer lutjet dhe adhurimin e Zotit në shtëpitë e tyre dhe duke e kufizuar këtë në sinagogat dhe kishat).” (Usul el-Kafi, vëll.2, fq. 610)

Imam Xhafer ibn Muhamed es-Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ai që e lexon Kur′anin do të jetë i pavarur dhe më pas nuk do të ketë nevojë për asgjë. Ndërsa ai që nuk e lexon Kur′anin, kurrë nuk do të jetë i pavarur dhe gjithnjë do të ketë nevojë për të tjerët.” (Thavabul A′mal, fq. 230)

I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Një besimtar, i cili lexon dhjetë ajete nga Kur’ani çdo natë, nuk do të llogaritet në mesin e të pakujdesshmëve (arab. ghafilin) dhe një besimtar që lexon pesëdhjetë ajete do të shënohet në mesin e atyre që e kujtojnë Zotin (arab. dhakirin). Një musliman që lexon njëqind ajete do të shënohet si bindës dhe adhurues i Zotit të Madhëruar (arab. kanitin).” (Thavabul A′mal, fq. 232)

 

I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Unë ju këshilloj ta lexoni Kur′anin dhe ta kujtoni Zotin sa më shumë që të jetë e mundur. S’ka dyshim se edhe Kur′ani do t’ju kujtojë juve në qiej dhe kjo do të jetë një dritë hyjnore për ju në tokë.”  (Al-Khisal, fq. 525)

I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) ka thënë: “Epërsia e Kur’anit kundrejt fjalëve të tjera, është si epërsia e Zotit të Madhëruar kundrejt krijesave të Tija.”  (Mustadrak al-Vasa′il, vëll.4, fq. 237)

Imam Xhafer ibn Muhamed es-Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë: ”Është e këshillueshme për personin që e lexon Kur’anin, që kurdoherë që arrin në ndonjë ajet ku i bëhet ndonjë kërkesë Zotit, t’ia kërkojë Zotit të njejtën gjë. Dhe kurdo që arrin ndonjë ajet ku flitet për dënimin, është e këshillueshme që t’i kërkojë Zotit mbrojtje nga zjarri dhe dënimi i xhehennemit.”  (Usul el-Kafi, vëll.3, fq.1-3)

Imam Xhafer ibn Muhammed es-Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Tri gjëra do t’i ankohen Zotit të Madhëruar (në Ditën e Gjykimit): xhamia e braktisur në të cilën njerëzit e qytetit nuk falin namaz, një dijetar në mesin e injorantëve (diturinë e të cilit nuk e shfrytëzon populli) dhe Kur’ani i cili nuk lexohet dhe lihet për t’u pluhurosur.” (Usul el-Kafi, vëll.2, fq.613)

I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Kush i lexon katër vargjet e para të sures (kapitullit) Bekare, Ajet’ul Kursi-në (ajetin 255 të sures Bekare), së bashku me dy ajetet që e ndjekin atë (vargjet 256 dhe 257 deri në ′Ve Khalidun Hum Fiha′) dhe tre ajetet e fundit (të të njëjtës Sure) nuk do të shohë ndonjë të keqe apo trishtim në jetën ose në pasurinë e tij, djalli nuk do t’i afrohet dhe nuk ka për ta harruar Kur’anin.”   (Thavabul A′mal, fq. 234)

I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Për çdo gjë ka një stoli dhe stolia e Kur′anit është zëri i bukur”.   (Bihar’ul-Enver, vëll.92, fq.190)

1. I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Vërtet ky Kur′an është litari i Zotit të Madhëruar, një dritë e qartë dhe një shërim i dobishëm. Prandaj merruni me recitimin e tij për hir të Zotit të Madhëruar e të Gjithëfuqishëm, i cili jua dhuron shpërblimin e dhjetë veprave të mira për çdo shkronjë të lexuar “. (Bihar’ul-Enver, vëll.92, fq.19) 




There are 22 comments

Add yours
  1. nomwrosse

    Problems like high blood pressure and diabetes are likely to be affecting blood flow to the brain, even if it s not causing a visible stroke lasix iv push The bioidenticals are very healthy while the synthetics are quite toxic

  2. Elena Arciniega

    I am not sure where you are getting your information, but good topic. I needs to spend some time learning more or understanding more. Thanks for excellent information I was looking for this information for my mission.

  3. Ethereum Contract Generator Free

    Oh my goodness! an incredible article dude. Thanks Nonetheless I’m experiencing situation with ur rss . Don’t know why Unable to subscribe to it. Is there anyone getting equivalent rss drawback? Anyone who knows kindly respond. Thnkx

  4. Phillip

    I am really enjoying the theme/design of your website.
    Do you ever run into any internet browser compatibility issues?
    A couple of my blog readers have complained about my site not operating correctly in Explorer but looks great in Opera.
    Do you have any tips to help fix this issue?

  5. Eliza

    When I initially commented I appear to have clicked on the -Notify me when new comments are added- checkbox
    and now whenever a comment is added I recieve 4 emails with the
    same comment. Perhaps there is a way you can remove me from that service?
    Many thanks!

  6. movfor beschikbaar in Nederland

    I don’t know whether it’s just me or if everybody else encountering problems with your website.

    It appears like some of the written text within your content are running off the screen. Can somebody else please provide feedback and let
    me know if this is happening to them too? This might be a problem with my internet browser because I’ve had this happen before.
    Thank you

  7. Dustin

    I will immediately grab your rss as I can’t find your e-mail subscription hyperlink or newsletter service.
    Do you have any? Kindly let me recognise in order that I may just subscribe.
    Thanks.

  8. precio de clavamox en Argentina

    Hey I know this is off topic but I was wondering if you knew of any widgets I could add to my blog that automatically
    tweet my newest twitter updates. I’ve been looking for a plug-in like this
    for quite some time and was hoping maybe you would have
    some experience with something like this. Please let me know if you run into anything.
    I truly enjoy reading your blog and I look forward to your new updates.


Post a new comment