6.1

BISEDA NJERËZORE NË VENDIN E VET MUND TA SHËROJË NJERIUN NGA KRIZAT E BRENDSHME

Spread the love

Autor: Prof. Dr. Ekber EJDI

Rasti kur paraqitja e të tjerëve vlen, është kur ka të bëjë me porosinë. Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) i cili na thotë e qëndron në nderin dhe ruajtjen e së shenjtës së robërve të Zotit, lidhur me porosinë dhe arritjen e diturisë thotë kështu: “Lakmia nuk është etikë fetare, pos në kërkimin e diturisë”. Ngritja dhe xhelozia nuk mund të gjenden te besimtari në Zotin, te ata thjesht nuk ka vend për këto veti, pos në fitim të diturisë. Dhe, nëse njeriu e shton modestinë me qëllim të arritjes së diturisë, atëherë e ka vlerën e vet. Njeriu që largohet nga ultësia e pavlerës së paditurisë dhe që dëshiron të jetë i mësuar, duhet ta harrojë kokëfortësinë dhe të bëhen indiferentë kur është fjalë nënçmimi i të mësuarit, dhe të pajtohesh me faktin se deri ku të dëshirojë të fitojë dituri, nuk guxon të turpërohet të bëjë pyetje, krejt deri në ditën kur edhe vetë të arrijë autoritet. Kjo është mënyra e vetme e kompensimit të nënçmimeve të dynjallëkut dhe ahiretit, që duhet pranuar e t’u nënshtrohesh.

Në çdo rast, me rëndësi është që njeriu ta kuptojë vlerën e vet dhe ta shfrytëzojë mundësinë që Zoti ia dhuroi, dhe të mbështet në Zotin. Ne vetëm duhet të njohim veten dhe duhet pasur besim në Zotin. Çdo njeri, kudo që ka arritur, e ka realizuar qëllimin e vet duke falënderuar mundin, fenë e mbështetjen në Zotin.

Ibrahimi Halilullah, Musai Kelamullah, Isai Ruhullah – të gjithë këta, duke falënderuar besimin në Zot dhe duke u mbështetur në Të, kanë përfituar aq ithtarë sa arritën të rrëzojnë tagutët e kohës së tyre. I Dërguari Muhammed (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) me shumë mundime e mohime, me pranimin trevjeçarë të ndarjes në grykën e malit të Ebu Talibit dhe me besimin në Zotin, ka arritur ta bartë thirrjen e shenjtë shpirtërore të Kuranit dhe shpalljes qiellore. Këta njerëz të mëdhenj të Zotit praktikisht janë shembuj që mund të na nxjerrin nga të gjitha vështirësitë e kësaj bote. Munden të na njoftojnë me Zotin dhe nga kjo botë materiale të na e ndërtojnë botën e virtyteve shpirtërore e morale. Dhe, mos ta harrojmë mundin dhe besimin në Zotin!

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 33)




There are 2 comments

Add yours
  1. Suivre Téléphone

    La compatibilité du logiciel de suivi mobile est très bonne et il est compatible avec presque tous les appareils Android et iOS. Après avoir installé le logiciel de suivi sur le téléphone cible, vous pouvez afficher l’historique des appels du téléphone, les messages de conversation, les photos, les vidéos, suivre la position GPS de l’appareil, activer le microphone du téléphone et enregistrer l’emplacement environnant.


Post a new comment