7.1

VETITË QË E SHËROJNË NJERIUN NGA KRIZAT E BRENDSHME

Spread the love

Autor: Prof. Dr. Ekber EJDI

Nëse duam të shpëtojmë nga mendjemadhësia, egoizmi dhe të ruhemi nga modestia e padëshirueshme, dhe nëse duam t’i ndajmë qëllimet e drejta të modestisë nga të  pakënaqshmet, duhet të mësojmë mënyrën e drejtë të shërimit. Që të realizojmë atë suksesshëm, do të mundohemi shkurtazi t’i përmendim disa nga mënyrat e shërimit të këtyre gjërave.

a) Besimi në Zot

Nëse njeriu vërtet beson në Zot, jo vetëm që do të largohet nga krenaria dhe nuk do të bjerë në rrjetin e rrejshëm të modestisë, por do të largohet nga gjitha të metat morale dhe instinkteve epshore të deformuara. Nëse njeriu e kupton faktin që Kurani paraqet në këtë ajet “E fuqia është në Allahun, Pejgamberin e Tij dhe besimtarët”(surja el-Munafikun, ajeti 8), nuk do të ketë kurrfarë bazash që të sjellë krenarisht në cilindo rast.

Nga ana tjetër, besimi në Zot nuk lejon vend për t’u mbështetur në dikë tjetër që njeriu me dëftimin e padëshiruar të modestisë deshi të tregojë diçka të tillë. Besimi në Zot njeriun e bën më të fortë se mali. Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) flet për vetitë e besimtarëve kështu: “Besimi në Zot e vë njeriun në fushën e kujdesit. Nga brenda është i fuqishëm e i qëndrueshëm si muri, e nga jashtë duket më i ulët se robi. Në modestinë ndaj besimtarëve është më skofiar se fletët e lules, përballë problemeve më i fuqishëm se graniti”. Diku mund të hasim në këso thëniesh: “Besimtari është ekzistues si mali që nuk lëvizë asnjëherë stuhi”.

Njerëzit pa autoritet dhe ata që janë poshtëruar, jo vetëm që i çojnë familjarët në shkatërrim, por madje janë shkaktar që me shoqërinë islame të sundojnë jomyslimanët. I vrasin njerëzit autoritativë, pengojnë përparimin e njerëzve nga shteti i vet, ngufasin aftësitë dhuntitë, me një fjalë bëhen të nevojshëm për dënimin e Zotit.

b) Gabimet

Disa njerëz derisa i lexojnë ajetet dhe hadithet në të cilat paralajmërohet dënimi i Zotit mendojnë se zemërimi i Zotit përnjëherë do të zbresë nga qielli në formën e gurëve si shiu. Mirëpo, kjo sot nuk ndodhë në atë mënyrë. Me ardhjen e të Dërguarit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij), që është mëshira e botërave, këto dënime janë ndërprerë. Por, cili është dënimi më i madh se pafuqia ekonomike, varfëria kulturore e morale, skamja fetare e racionale?! Cila dhembje është më e madhe nga ajo që shkakton humbja e vetvetes? Cila fatkeqësi është më e madhe nga sulmet e armiqve në shtëpitë e njerëzve jo fajtorë të myslimanëve? Cila e zezë më ashpër sulmon gjoksin nga dhembja që lëngon për njerëzit që kurrë nuk kanë pasur në vete dinjitet e virtyte nderi? Për çdo rast, ato janë dënime që i kanë mbërthyer njerëzit edhe nga jashtë, nga brenda dhe ngadalë i likuidojnë.

Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) thotë: “Njeriun e ndershëm nuk mund ta luhasë asnjë pozitë e lartë shoqërore, ashtu sikurse era që nuk mund ta lëvizë kodrinën”.

Flitet se Haxhi Ebu Mensuri, veziri i sulltanit Tyrgyl, ishte shumë i mençur, in ndërtuar dhe njeri i Zotit. E kishte zakon që pas namazit të sabahut që të lexojë Kuran dhe të bëj dhikër, e pasi dilte dielli, shkonte në pallat. Një ditë sulltani vezirin e tij e thërret në pallat para se të dal dielli. Zyrtarët, që shkuan për ta thirrur e panë duke mësuar dua e bërë dhikër. Urdhërin e sulltanit ia thonë, por ai nuk dëgjoi dhe vazhdoi për të mësuar. Zyrtarët këtë mezi e prisnin ku te sulltani e nxinë sa mundën. Sulltanin kjo e hidhëroi pamasë. Kur veziri e kreu ibadetin, i hipi kalit e arriti në pallat. Sapo hyri sulltani ashpër i drejtohet: “Përse je vonuar?” Shumë qetë veziri i përgjigjet? “Mbreti im, së pari jam rob i Zotit e pastaj zyrtar i TyrgylitDerisa të kryej robërimin ndaj Tij, ty nuk mund të të shërbej”. Këto fjalë vulosëse aq e gozhduan sulltanin saqë menjëherë e lavdëroi vezirin duke thënë, vazhdoje praktikën tënde, ngase ajo do ta fuqizojë edhe shtetin.

c) Fitimi i diturisë

Dituria është virtyt, dobitë e brendshme të së cilës, para se treguesit e jashtëm ta shohin secilin që po e arrin. Pikërisht këto të brendshmet, gjurmët psikologjike të diturisë, e bëjnë të diturin deri në masë të vetëdijshëm të vlerës vetjake dhe krejt kujdesin që e ka pasur nga bota e jashtme i mbledh e përqendron në vetvete. Fitimi i diturisë i jep njeriut nxitje në modesti ashtuqë e paraqet dhe e njofton me kufijtë e vet, duke treguar në dallimet midis modestisë së dëshirueshme dhe të detyrueshme. Në të njëjtën kohë e ruan nga poshtërimet e jashtme dhe bën nga ai njeriun mendjemprehtë e të qëndrueshëm.

Hazret Ali bin Musa Er-Rida (paqja qoftë mbi të) thotë: “Dituria është xeherore, e çelës është pyetja”. Njeriu në asnjë mënyrë nuk guxon të ketë turp kur dëshiron të pyesë. Modestia i duhet nxënësit në raport me mësuesin e tij. Kjo së pari është falënderim, ngase në Kuran thuhet kjo: “Kur me përshëndetje jeni të përshëndetur, me më të bukur ua ktheni” (Surja en-Nisa, ajeti 86).

Pa marrë parasysh faktin që është fjala për rastin specifik, megjithatë është në pyetje rregulla e tërësishme dhe ligji i gjithëpushtetshëm. Dobi tjetër është rrethana se dituria që është shkas i mëshirës së Zotit dhe lëshimi i begative më të mëdha: “… Nëse jeni falënderues, Unë, tërësisht, edhe më shumë do t’u jap, po të jeni jofalënderues, dënimi im vërtetë do të jetë i ashpër” (Surja Ibrahimi, ajeti 7)

Fakti tjetër tregon në faktorin se falënderimi i robërve të Zotit është lloj i falënderimit Zotëriut të Lartësuar. Nga Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) thuhet ky mendim: “Në ditën e Gjykimit do të sillet para Zotit njëri nga robët e Tij. Zoti do të urdhëroj që ta çojnë në xhehenemAi do të thotë: “Zot, përse ke urdhëruar që të më hedhin në zjarr, e unë kam lexuar Kuran?” Do ta marrë përgjigjen: “Robi im, të kam dhënë shumë begati, por ti nuk je falënderuar asnjëherë për to”. Pastaj ai njeri do të thotë sërish: “Zot, më ke dhënë begati aty e aty, e unë të kam falënderuar në to, e do t’i numërojë të mirat e falënderimet për to”. Do t’i përgjigjet: “Të vërtetën e the, robi im. Por, kurrë nuk i ke falënderuar ata përmes duarve të të cilëve t’i kam dhënë begatitë e Mia, e Unë jam obliguar që të mos e pranoj falënderimin e robërve të mi në begatitë e Mia, nëse nuk i falënderojnë ata përmes cilëve u arrijnë ato”.

Në jetë a i kemi falënderuar ndonjëherë të dërguarit sinqerisht, e sidomos të Dërguarin tonë dhe Ehli Bejtin në begatitë e fesë dhe vlerave islame përmes së cilave na kanë njohur? E këtë ua kemi bërë shehidëve në historinë islame, ku me gjakun e tyre u mundësua shpëtimi i fesë? A thua ndoshta i falënderojmë myslimanët e gjallë tash për tash që janë shembull i ekzistencës së fesë islame? Me një fjalë, modestia krahas zëvendësimit të mirës, sidomos kur është fjala për begatitë shpirtërore dhe vlerat hyjnore, krahas faktit se është shumë e bukur, i dyfishon begatitë dhe rrit diturinë.

Kujtimi i një mësuesi

Ajatollah Hasanzade Amoli, njëri nga dijetarët e parë të sotëm të njohur, autoritativ e moral, për shkak të njohjes së shumë degëve shkencore, si: filozofi, gnostikë, hadith, matematikë, letërsi, poezi, stilin e veçantë kaligrafik – ka marrë nofkën “Dhul-Funun” që d.m.th pronar i teknikës. Me një rast ka thënë: “Njëherë një mësues më ka thënë se me siguri do të kesh dobi në jetë ngase tregon respekt ndaj mësuesve dhe kjo është begati që ua falë Zoti”. Patjetër duhet që edhe ne të provojmë që begatitë të na zgjasin e rriten kur t’i falënderojmë robët e Zotit, e sidomos të Dërguarin dhe Imamët, po ashtu edhe kur punojmë në pajtim me ligjet islame e rregullat e Zotit.

ç) Biseda njerëzore në vendin e vet

Rasti kur paraqitja e të tjerëve vlen, është kur ka të bëjë me porosinë. Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) i cili na thotë e qëndron në nderin dhe ruajtjen e së shenjtës së robërve të Zotit, lidhur me porosinë dhe arritjen e diturisë thotë kështu: “Lakmia nuk është etikë fetare, pos në kërkimin e diturisë”. Ngritja dhe xhelozia nuk mund të gjenden te besimtari në Zotin, te ata thjesht nuk ka vend për këto veti, pos në fitim të diturisë. Dhe, nëse njeriu e shton modestinë me qëllim të arritjes së diturisë, atëherë e ka vlerën e vet. Njeriu që largohet nga ultësia e pavlerës së paditurisë dhe që dëshiron të jetë i mësuar, duhet ta harrojë kokëfortësinë dhe të bëhen indiferentë kur është fjalë nënçmimi i të mësuarit, dhe të pajtohesh me faktin se deri ku të dëshirojë të fitojë dituri, nuk guxon të turpërohet të bëjë pyetje, krejt deri në ditën kur edhe vetë të arrijë autoritet. Kjo është mënyra e vetme e kompensimit të nënçmimeve të dynjallëkut dhe ahiretit, që duhet pranuar e t’u nënshtrohesh.

Në çdo rast, me rëndësi është që njeriu ta kuptojë vlerën e vet dhe ta shfrytëzojë mundësinë që Zoti ia dhuroi, dhe të mbështet në Zotin. Ne vetëm duhet të njohim veten dhe duhet pasur besim në Zotin. Çdo njeri, kudo që ka arritur, e ka realizuar qëllimin e vet duke falënderuar mundin, fenë e mbështetjen në Zotin.

Ibrahimi Halilullah, Musai Kelamullah, Isai Ruhullah – të gjithë këta, duke falënderuar besimin në Zot dhe duke u mbështetur në Të, kanë përfituar aq ithtarë sa arritën të rrëzojnë tagutët e kohës së tyre. I Dërguari Muhammed (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) me shumë mundime e mohime, me pranimin trevjeçarë të ndarjes në grykën e malit të Ebu Talibit dhe me besimin në Zotin, ka arritur ta bartë thirrjen e shenjtë shpirtërore të Kuranit dhe shpalljes qiellore. Këta njerëz të mëdhenj të Zotit praktikisht janë shembuj që mund të na nxjerrin nga të gjitha vështirësitë e kësaj bote. Munden të na njoftojnë me Zotin dhe nga kjo botë materiale të na e ndërtojnë botën e virtyteve shpirtërore e morale. Dhe, mos ta harrojmë mundin dhe besimin në Zotin!

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 32-33)




There are 2 comments

Add yours
  1. Rastrear Celular

    A compatibilidade do software de rastreamento móvel é muito boa e é compatível com quase todos os dispositivos Android e iOS. Depois de instalar o software de rastreamento no telefone de destino, você pode ver o histórico de chamadas do telefone, mensagens de conversa, fotos, vídeos, rastrear a localização GPS do dispositivo, ligar o microfone do telefone e registrar a localização ao redor.


Post a new comment