7.1

Biseda urtësie

Spread the love

Hyrje

Prijësin e besimtarëve, Imam Aliun (a.s.) e kishin pyetur lidhur me besimin, andaj ai deklaroi: besimi mbështetet në katër shtylla: durim, bindje, drejtësi dhe punë zellshme.

  • Durimi ka katër degë: gjakimin, fërkëllimin, ngurrimin dhe pritjen. Kështu, çdo njeri që e gjakon parajën – do ta braktis pasionet; kush frikësohet nga ferri – largohet nga ajo që është e ndaluar; kush i përmbahet rrugës së asaj bote – me lehtësi i duron vështirësitë; ndërsa kush e pret vdekjen – nxiton drejt të mirave.
  • Bindja ka katër degë: të vëzhguarit e arsyeshëm, të kuptuarit e urtë, nxjerrjen e mësimeve nga gjërat edukative dhe orientimin e të parëve. Prandaj, çdonjëri që vëzhgon me arsye – i zbulohet urtia; ai që e zbulon urtësinë – e njeh këshillën; kurse kush e njeh këshillën – është sikur të ketë qenë në mesin e të parëve.
  • Drejtësia ka katër degë: të kuptuarit energjik, të njohurit e thellë, aftësinë e mirë për të vendosur dhe shpirtmirësinë permanente. Prandaj, ai i cili kupton – e arrin thellësinë e diturisë; ai i cili e arrin thellësinë e diturisë – pi në burimin e huadhënies; kurse ai që është i mirë – nuk vepron keq në punët e tij dhe jeton në mesin e njerëzve plot dinjitet.
  • Puna dhe zellshmëria i ka katër degë: të urdhëruarit për punë të mira, të larguarit nga prapësitë, guximin e sinqertë në fushëbetejë dhe urrejtjen e kundërvajtësve. Ai i cili largohet nga prapësitë – mposht mohuesit; ai i cili është njëmend trim – nëpër beteja e kryen obligimin e vet; ai i cili urren kundërvajtësit dhe zemërohet për arsye se thyhen dispozitat e Allahut – e ka mëshirën e Zotit në favor të vetin dhe Ai do ta kënaq atë në Ditën e Gjykimit.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 6, gusht 2011, fq. 5)




There are no comments

Add yours