1.2

Çfarë tha historiani britanez për Hazreti Hatixhen?

Spread the love

Historian i madh britanez Edward Gibbon (1737-1794) në lidhje me hazreti Hatixhen, në librin e tij “The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (Historia e rënies dhe e shkatërrimit të Perandorisë Romake)” thotë:

Në vendlindje dhe jashtë, në luftë e në paqe, Ebu Talibi ishte xhaxhai më i respektuar i Muhamedit dhe udhëzuesi e mbrojtësi i tij në rini. Me njëzet e pesë vjet, Muhamedi u punësua pranë Hatixhes, një vejushë e pasur dhe fisnike, e cila së shpejti e shpërbleu besnikërinë e tij duke ia falur dorën për martesë. Marrëveshja e martesës, në stilin e thjeshtë të antikitetit, flet për dashurinë e dyanshme të Muhamedit dhe Hatixhes, e përshkruan Muhammedin si më të mirin e fisit Kurejsh dhe parashikon një dhuratë martese prej dymbëdhjetë florinjsh dhe dymbëdhjetë devesh, të cilat i siguroi Ebu Talibi”.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 20)




There are no comments

Add yours