1.4

Çfarë tha Pejgamberi s.a.a. për Hazreti Fatimen?

Spread the love

Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) në lidhje me vajzën e tij, Hazreti Fatimen (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

Fatimja është pjesë e imja, kush e hidhëron atë, më ka hidhëruar edhe mua”.

Kur të vijë Dita e Kiametit, nga brendia e Arshit do të dëgjohet një zë që thërret: O njerëz! Ulni kokat tuaja dhe drejtojeni shikimin tuaj nga Fatimja, bija e Muhammedit, derisa ta kalojë Urën e Siratit! Ajo, atëherë, në përcjellje të 70.000 shërbëtorëve me sy virgjërorë, do ta kalojë atë me shpejtësinë e rrufesë”.

Fatimja është pagëzuar Fatime sepse Allahu dhe ata që e duan i ka larguar nga zjarri”.

Gratë më të zgjedhura nga banorët e xhenetit janë: Hatixhja, Fatimja, Merjemja (nëna e hazret Isait a.s.) dhe Asija (gruaja e Faraonit)”.

Redaksia e revistës “Vlera”.