17. Shamia

Çfarë thonë myslimanët modernistë për hixhabin?!

Spread the love

Sa i përket pohimeve dhe shqyrtimeve që japin disa myslimanë, është se “Hixhabi është pjesë e besimit islam, duke mos i përmendur normat, por duke e justifikuar mendimin e tyre, se hixhabi duhet të ketë dhe është modesti dhe kjo modesti është e mjaftueshme për një femër myslimane pa marrë parasysh dukjes së saj me hixhab apo pa hixhab?”

Sipas tyre, disa femra mund të veshin nikabin (peqen) dhe të thonë se janë modeste me atë veshje, disa tjera mund të mbajnë mantelin e zi të gjatë dhe të thonë se kjo është prapë modesti, disa mund të mbajnë vetëm shaminë në kokë edhe kjo është hixhab veshje modesti, disa mund të mos mbajnë as edhe shaminë në kokë dhe prapë kjo është modesti që sipas tyre s’ka problem, pse trupi i gruas apo vajzës së tij vizatohet dhe në njëfarë mënyre ai trup vetëm ngjyrohet duke e mbështjell me një pëlhurë e cila nuk ia qetë në pah çdo vijë të trupit, e disa tjerë thonë se veshje e modestisë mund të jetë edhe dukja e gjoksit në një masë, apo edhe e pjesëve tjera të trupit, por me qëllim të ketë modesti në qëndrimin e saj.

Disa myslimanëve që japin përgjigje për hixhabin është: “Se hixhabi është mirë të mbahet, është pjesë e fesë por nuk është vaxhib (obligativ, farz)”.

“Lidhur me këtë pohim shumë myslimanë e arsyetojnë veten se janë besimtarë, e praktikojnë Islamin, imani (besimi) i tyre është i lartë, zemra e tyre është e pastër, besojnë në Zot dhe për këtë arsye nuk e shohin besimin vetëm në hixhab”.

Është shumë interesante të dimë se krijesat njerëzore qëndrojnë ndërmjet sinqeritetit dhe ndershmërisë, dhe kështu pra i fajësojnë të tjerët, por edhe Zotin, njëlloj si shembulli i Muaviut, babai i Jezidit, që ishte në udhëheqësi si një shtypës e një diktator i madh. Kur Muaviun e pyesnin: “Pse i mbyt njerëzit pa pikë faji?” Ai nuk thoshte se është njeri i ligë e i keq, por thoshte: “Sepse Allahu, po më urdhëron e detyron mua”. Kjo pra është e njëjtë me atë gjendje të myslimanëve sot, të cilët qëndrojnë në mes të sinqeritetit dhe ndershmërisë, ata nuk janë të sinqertë me veten dhe me Allahun, prandaj e fajësojnë Allahun lidhur me hixhabin, e nga ana tjetër janë injorant të kësaj fushe hyjnore kuranore duke thënë: “Imani (besimi) im është i lartë dhe kjo është e tëra”, – pra i japin vetes përparësi duke thënë se kjo është zgjidhje e vet femrës myslimane. Me një fjalë ajo mund ta mbajë mbulesën dhe këtë zgjedhje Allahu i Lartësuar ia ka lënë në duart e saja.

Ka edhe prej atyre myslimanëve të cilët thonë se: “Hixhabi është parim detyrues (vaxhib) i fesë islame, por është obligim vetëm për gratë e Pejgamberit s.a.a.”.

Lidhur me këtë teori shumë femra myslimane në botën moderne kanë filluar të japin teza e teori duke thënë se hixhabi nuk është i detyrueshëm për gratë myslimane në përgjithësi, por vetëm për gratë e Pejgamberit s.a.a. dhe kështu këta myslimanë modernë duan ta reformojnë fenë islame duke u munduar t’i modifikojnë dhe rrëzojnë ajetet dhe teoritë hyjnore kuranore.

Vazhdon

(Revista “Vlera”, nr. 27, tetor/nëntor 2018, fq. 4-5)