5.1

Cilësitë e besimtarit të josinqertë sipas Imam Aliut

Spread the love

Ai që e quan veten të ditur është tjetër, ndërsa në realitet nuk është i tillë. Ai vetëm ka grumbulluar padituri nga i padituri dhe mashtrim nga mashtruesi. Njerëzve u ka përgatitur kurthe nga litari mashtrues dhe fjalët e rreme. Kuranin e kupton sipas botëkuptimit të vet dhe të vërtetën e përshtat sipas dëshirave të veta.

Vepron ashtu që njerëzit të ndjehen të sigurt nga mëkatet e mëdha dhe t’i marrin lehtas krimet e mëdha. Flet sa ndalet para gjërave të dyshimta, por zhytet në to, se largohet nga risitë, por jeton në to. Tiparet i ka të njeriut, por zemrën e ka të shtazës. Nuk e njeh derën e udhëzimit për ta ndjekur as derën e mashtrimit për t’u larguar nga ajo. Ai është i vdekur në mesin e të gjallëve.

(“Nehxhul-Belaga (Shtegu i Elokuencës), fjalimet, letrat dhe fjalët e urta të hazret Imam Ali ibn Ebi Talibit”, mblodhi: Es-Sejjid esh-Sherif er-Radi, fjalimi 86, fq. 104)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 32)




There are no comments

Add yours