1.2

Fjalë të urta nga Imam Aliu (1)

Spread the love

Si të qëndrojmë gjatë kohëve të turbullta?

Në kohët e turbullta qëndroni si deveja e re, e cila nuk ka as shpinë akoma të fortë për t’i hipur, as sisa për t’u mjelur” – Imam Aliu.

Ç’është makutëria?

Ai i cili e përqafon makutërinë si shprehi privohet nga vlera. Ai i cili e paraqet haptas vuajtjen e vet pranon të poshtërohet. Ai i cili i jep përparësi gjuhës së tij në krahasim me shpirtin e poshtëron shpirtin” – Imam Aliu.

Ç’është koprracia?

Koprracia është turp, frika e metë. Varfëria e lë të mençurin pa argumentin e tij, ndërsa i varfëri është i huaj në vend të vet” – Imam Aliu.

Ç’është paaftësia?

Paaftësia është shkatërrim, durimi është guxim, të përmbajturit është pasuri, të përkushtuarit ndaj Zotit është mburojë, ndërsa miku i mirë është kënaqësi” – Imam Aliu.

Ç’është dituria?

Dituria është trashëgimi e ndershme, sjellja e mirë është veshje e re, ndërsa të menduarit është pasqyrë e pastër” – Imam Aliu.

Ç’është brendësia e të urtit?

Kraharori i të urtit është thesar i fshehtësisë së tij, gëzimi është rrjet i animit, frenimi i shqetësimit është varri i të metave” – Imam Aliu.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 33)




There is 1 comment

Add yours
  1. sklep internetowy

    You are really a excellent webmaster. This site loading pace is incredible.
    It seems that you’re doing any distinctive trick.
    Also, the contents are masterpiece. you have done a wonderful process on this matter!
    Similar here: e-commerce and also here: Zakupy online


Post a new comment