4.1

Fjalë të urta nga Imam Aliu (2)

Spread the love

Pse nevojitet këshillimi?

Këshillimi i ndërsjelltë është mbulim i të metave; ai i cili është i kënaqur me vetveten ka shumë të atillë që janë të hidhëruar me të” – Imam Aliu.

A është lëmosha ilaç?

Lëmosha është ilaç efikas, kurse veprat e njerëzve në këtë botë do t’u pasqyrohet atyre në botën tjetër” – Imam Aliu.

Filozofia e rrotullimit të botës

Kur kjo botë kthehet drejt ndonjërit, ajo ia dhuron edhe të mirat e të tjerëve. Por kur ia kthen shpinën, ia refuzon edhe të mirat e tij” – Imam Aliu.

Me kënd të shoqërohemi?

Shoqërohuni me njerëz ashtu që ata të qajnë për ju nëse vdisni dhe të përmallohen për ju sa të jeni gjallë” – Imam Aliu.

 Superioriteti karshi armikut

Kur je superior karshi armikut tënd, falja e tij le të jetë mirënjohje për epërsinë tënde ndaj tij” – Imam Aliu.

Kush është më i pafuqishmi?

Më i pafuqishmi nga të gjithë njerëzit është ai i cili nuk mund të bëjë mik, kurse edhe më i pafuqishëm është ai i cili bën mik por e humb” – Imam Aliu.

 

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 33)




There are no comments

Add yours