3.1

Çka e pengon pranimin e lutjes?

Spread the love

Çka e pengon pranimin e lutjes?

Vazhdim

Allahu i Madhëruar ka premtuar se, kur ne i lutemi Atij, Ai na përgjigjet dhe i merr në konsideratë lutjet e çdonjërit prej nesh. Të marrësh diçka në konsideratë dhe ta realizosh atë ka dy kuptime. Allahu nuk ia refuzon askujt lutjen e tij, por varet nga koha dhe vendi se kur do t’ia realizojë atë dëshirë apo nevojë, për të cilën ai lutet. Njeriu shpeshherë nga mosdija kërkon me këmbëngulje nga Allahu i Lartësuar shumë gjëra që do të ishin të dëmshme për të. Prandaj ne nuk duhet ta humbasim shpresën dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se, ndonjëherë, vonimi i pranimit të lutjes sonë është për të mirën tonë, sepse duaja është si fara e bimës e cila kërkon tokë pjellore dhe kushte të përshtatshme, pasi fara e bimës nuk mund të mbijë në asfalt. Ja si na këshillon Allahu në Kuranin Fisnik:

Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, do të jem i humbur!” (Surja Hud, ajeti 11)

Për ta merituar përgjigjen e Zotit ndaj lutjes sonë, do të ishte mirë që të përgatitemi dhe ta pastrojmë shpirtin dhe trupin nga disa mëkate, për të cilat na këshillojnë Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) dhe Imamët e Pastër (paqja qoftë mbi ta). Nëse nuk jemi të kujdesshëm ndaj mëkateve apo gjynaheve të mëposhtme, atëherë pranimi i lutjes sonë do të vihej në pikëpyetje. Imam Zejnul-Abidini (paqja qoftë mbi të) thotë se kemi disa lloje mëkatesh, të cilat janë shkak për mospranimin e lutjeve tona.

Vazhdon

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 22-23)