2.1

Lutja dhe kushtet e saj

Spread the love

Lutja dhe kushtet e saj

Vazhdim

Nga pikëpamja gjuhësore duā do të thotë: “Dëshirë e madhe për tek Allahu i Lartësuar”. Në gjuhën arabe, fjala duā herë ka kuptimin e kërkimit të ndihmës, herë kuptimin e adhurimit dhe herë kuptimin e lutjes. Andaj dijetarët e mëdhenj islamë na mësojnë se Allahut nuk i bëhet lutje vetëm për të kërkuar plotësimin e interesave, por, përmes lutjeve, ne shprehim njëherë falënderimin tonë e pastaj edhe bindjen që kemi ndaj Tij, se përndryshe, po të mos kishim besuar te Zoti, ne nuk do t’i ishim drejtuar Atij. Lutja, përndryshe, është dëshira e madhe për të qenë pranë Allahut të Lartësuar. Lutja herë bëhet për të falënderuar Allahun, herë për mirënjohjen ndaj Tij që na ka falur ndonjë të mirë, e herë për të kërkuar diç prej Tij.

Fjala duā në Kuranin Famëlartë përmendet 215 herë, andaj muslimani besimtar është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e duasë (lutjes). Por ne duhet ta dimë se duaja nuk është e pranueshme pa kushtet paraprake, disa prej të cilave do t’i përmendim:

  • Të ketë besim të patundur në ekzistimin e Zotit dhe vetëm të Zotit.
  • T’i nënshtrohet dhe përgjërohet plotësisht Zotit (se vetëm Allahu e dëgjon dhe i përgjigjet lutjes së tij).
  • Të jetë korrekt me kryerjen e detyrimeve që ia ngarkon feja.
  • Të ketë cilësinë e mirësisë.
  • Të ketë mirësjellje ndaj prindërve.

Lutja është gjithashtu e lavdëruar edhe nga fjalët e të Dërguarit të Allahut, i cili në lidhje me lutjen ka thënë: “Lutja është truri i adhurimit” dhe “Lutja është adhurim”.

Vazhdon

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 21-22)




There are no comments

Add yours