3. Dobitë e Ajetit Kursij

Dobitë nga Ajetit Kursij

Spread the love

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) citohet nga Ubejji t’i ketë thënë: “O Ubejj! Urdhëroji muslimanët ta mësojnë suren el-Bekare (brenda saj Ajetin Kursij), sepse mësimi i saj është bekim, kurse lënia e saj humbje dhe asnjë magjistar nuk mund ta mposhtë atë!

Ai (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) gjithashtu citohet të ketë thënë se: “Gjithçka ka një kulm dhe kulmi i Kur’anit është surja el-Bekare”. “Cili ajet është më i miri në të, o i Dërguari i Allahut?” – e pyetën. Ai u përgjigj: “Ajeti Kursij [nr. 255]”. Dhe ai ia besoi më të riut ndër sahabët e tij, Harith ibn Zejd ibn el-Harithes udhëheqjen e ushtrisë në mbrojtje të Islamit, në saje të faktit se ai e dinte përmendësh suren el-Bekare.[1]

Imami i gjashtë i Ehli Bejtit, Xhafer es-Sadiku a.s. ka thënë: “Kur Allahu, Fisniku dhe i Madhërishmi, e urdhëroi Ajetin Kursij dhe dy ajetet e sures Ali ‘Imran, që të zbresin në Tokë, ato (ajetet) iu afruan Fronit (të Allahut) dhe thanë: “O Zot! Ku po na dërgon? A po na dërgon neve në vendin (e njerëzve) që e shkelin ligjin dhe bëjnë mëkate?” Allahu, Fisniku dhe i Madhërishmi, iu shpalli atyre (ajeteve): “Zbrisni atje se Unë betohem për Madhështinë Time se s’do të ketë asnjë person të vetëm nga pasardhësit e Muhamedit dhe pasuesve të tij, që do t’ju lexojnë juve çdo ditë pas çdo namazi, e që Unë të mos ta vështroj me një vështrim të veçantë shtatëdhjetë herë çdo ditë. Unë do të përmbush shtatëdhjetë dëshira të tyre dhe do t’i pranoj (lutjet e tyre) edhe pse kanë mëkate (në regjistrat e tyre) dhe këto ajete do të formojnë bazën e Librit (Ummul Kitab – që nënkupton suren el-Fatiha). Ato ajete janë: Ajeti Kursij i sures el-Bekare dhe surja Ali Imran – ajetet 18 dhe 26.[2]

Ajeti Kursij, surja el-Bekare, ajeti 255

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

ALL-LLAHU LA ILAHE IL-LA HU, EL-HAJ-JUL KAJ-JUM,
LA TE’KHUDHUHU SINETUN VE LA NEUM,
LEHU MA FIS-SEMAVATI VE MA FIL-ERD,
MEN DHEL-LEDHI JESHFEU’ INDEHU IL-LA BI IDHNIHI,
JA’LEMU MA BEJNE EJDIHIM VE MA KHALFEHUM,
VE LA JUHITUNE BI SHEJ-IN MIN ILMIHI, IL-LA BIMA SHAE,
VESIA KURSIJ-JUHUS-SEMAVATI VEL-ERD,
VE LA JEUDUHU HIFDHUHUMA, VE HUVEL-ALIJ-JUL ADHIM.

Përkthimi:

Në emër të Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Allahu, nuk ka zot pos tij, është i Gjalli dhe i Përjetshmi,
Atë nuk e zë as dremka, as gjumi!
E Tij është gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë!
Cili është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij?!
Ai e di se ç’ka para njerëzve dhe ç’ka prapa njerëzve!
Kurse njerëzit dinë nga dituria e Tij vetëm aq sa dëshiron Ai!
Froni (Arshi) i Tij përfshin edhe qiejt edhe tokën dhe,
Atë nuk e mërzit mirëmbajtja e tyre, Ai është i Lartësuar, i Madhërishëm.

Surja Ali Imran, ajeti 18

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

SHEHIDALL-LLAHU EN-NEHU LA ILAHE IL-LA HU,
VEL-MELAIKETU, VE ULUL-‘ILMI KAIMEN BIL-KIST,
LA ILAHE IL-LA HUVEL-‘AZIZUL-HAKIM.

Përkthimi:

Në emër të Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij,
E dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë.
Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.

Ajeti i dominimit, surja Ali Imran, ajeti 28

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

KULIL-LAHUM-ME MALIKEL-MULKI,
TU’TIL MULKE MEN TESHAU VE TENZIU’L-MULKE MIM-MEN TESHAU
VE TUI’Z-ZU MEN TESHAU, VE TUDHIL-LU MEN TESHAU BIJEDIKEL-HAJR,
IN-NEKE ‘ALA KUL-LI SHEJ-IN KADIR.

Përkthimi:

Në emër të Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Thuaj: O Allah! Sundues i çdo sendi,
Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do,
E lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde,
Vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!”.
______________

[1] http://www.dielli.net/html/kendimi_kuranit.htm
[2] http://www.duas.org/Misc/aayat_alkursi.html




There are 28 comments

Add yours

Comments are closed.