3.1

Domosdoshmëria e reformimit të vetes

Spread the love

Është e domosdoshme që njerëzit e përgjegjshëm ta reformojnë veten që në fillim, dhe nëse kanë të meta në sjelljet e tyre, duhet t’i evitojnë ato. Thënë shkurt, ata duhet ta transformojnë veten në një qenie të sjellshme humane para se të nisen në rrugën e prindërve. Prindërit duhet të mendojnë për atë se çfarë pasardhës kanë dëshirë t’i japin shoqërisë. Nëse mendojnë se fëmija i tyre duhet të jetë një person që është moralisht lartësuar, i sjellshëm, human, liridashës dhe i përgjegjshëm, atëherë edhe ata duhet t’i zotërojnë këto karakteristika, në mënyrë që të jenë një shembull për ata në këtë drejtim.

Nëse nëna dëshiron që vajza e saj të jetë një person me përgjegjësi, e dashur dhe e përmbajtur, që i respekton ndjenjat e bashkëshortit të saj, atëherë vetë ajo duhet të mundohet që ta përshtatë veten brenda këtyre normave.

Vajza do të vështrojë modelin e sjelljes së nënës dhe në mënyrë automatike do ta formojë vetën në të njëjtën mënyrë. Nëse nëna është një person temperament, përtace, e parregullt, e shkujdesur, egoiste, atëherë nuk mund të presim që ajo ta formojë vajzën e saj vetmes përmes predikimeve për normat e mirësjelljes. Vetëm ata persona që kanë pasur formim të ngjashëm për veten gjatë fëmijërisë së tyre, mund t’i formojnë fëmijët e tyre në mënyrë të duhur. Ata do të kuptojnë më mirë natyrën e psikologjinë e fëmijëve. Prindërit që kanë pasur mospajtime dhe janë grindur për shkak të gjërave të parëndësishme, do të jenë të paaftë për edukimin e rritjes fëmijëve.

Ngjashëm, edhe edukuesit profesionalë që kanë pranuar detyrën e trajtimit vetëm për shkak të shpërblimit material, që janë të padurueshëm, nervozë dhe që nuk kanë mirëkuptime për natyrën dhe psikologjinë e fëmijëve, nuk do të jenë në gjendje t’i zbatojnë trajnimet në mënyrën e duhur. Një psikolog shkruan: “Çdokush që e bart përgjegjësinë e rritjes së fëmijëve, duhet që herë pas here ta bëjë analizën e karakterit dhe të sjelljes së tij, t’i kuptojë përgjegjësinë e tij dhe të mundohet t’i korrigjoj dështimet”.

Autor: Prof. Ibrahim Amin

(Revista “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 28)




There are no comments

Add yours