2.1

Formimi dhe edukimi i fëmijëve përmes veprave, jo vetëm përmes fjalëve

Spread the love

Hyrje

Çdokush që e bart përgjegjësinë e rritjes së fëmijëve, duhet që herë pas here ta bëjë analizën e karakterit dhe të sjelljes së tij, t’i kuptojë përgjegjësinë e tij dhe të mundohet t’i korrigjoj dështimet”.

Shumica e prindërve mendojnë se këshillat gojore të rastit në lidhje me ato se çka duhet bërë apo nuk duhet bërë, janë të mjaftueshme për rritje të mirë të fëmijëve. Ata mendojnë se në këtë mënyrë janë të kujdesur për rritjen e fëmijëve dhe se nuk kanë të bëjnë me pozitat tjera shoqërore. Kjo është arsyeja se pse prindërit e tillë ndjejnë se nuk kanë nevojë të mendojnë për rritjen e fëmijëve përderisa fëmija është shumë i vogël. Ata thonë se fëmija është ende i vogël dhe nuk është në gjendje të kuptojë asgjë lidhur me rritjen. Kur fëmija e arrin moshën e të kuptuarit, tek atëherë ata fillojnë të mendojnë për rritjen e tij. Kjo është periudha e jetës së fëmijës kur ai fillon të dallojë të mirën nga e keqja. Kjo mënyrë e të menduarit është e gabuar, sepse fëmija është i gatshëm të trajtohet që nga dita kur vjen në këtë botë. Ai formohet në çdo rast dhe natyra e tij modelohet në një mënyrë të veçantë. A janë të vetëdijshëm prindërit për këtë apo jo, fëmija nuk pret ndonjë iniciativë nga ana e tyre.

Prej kujt ndikohet fëmija?

Mendja aktive e fëmijës dhe ndjenjat tjera janë sikur kamera që incizon e i ruan imazhet e asaj se çka po ndodh në rrethinën e tij. Fëmija i moshës prej pesë deri në gjashtë vjet, do të përfitojë një karakter të caktuar, shprehitë e mira dhe të këqija do të rrënjosen në natyrën e tij dhe do të jetë një punë e vështirë të bëhen ndryshimet rreth sjelljes së tij. Fëmija, në të vërtetë është një imitues. Ai mundohet t’i imitojë prindërit e tij dhe ata që e rrethojnë atë. Fëmija i shikon prindërit me një dozë respekti dhe mundohet të kopjojë stilin e jetës së tyre. Veprimet e tyre bëhen masë matëse për veprat e mira dhe të këqija. Natyra e fëmijës nuk është e derdhur në një kallëp por atë e pranon prej prindërve të tij si një shembull që i pason. Fëmija varet më tepër prej sjelljeve të prindërve që i merr si një model për veprat e tij, sesa prej ndonjë sasie të predikimit.

Vajza e vështron nënën e saj dhe mëson hollësirat e mbajtjes së shtëpisë. Ndërsa edhe babën e shikon duke e kuptuar natyrën e meshkujve. Djali merr mësimet për jetën nga veprat e babait, ndërsa për natyrën e femrave ai mëson nga sjelljet e nënës.

Autor: Prof. Ibrahim Amin

(Revista “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 28)




There are no comments

Add yours