Mendimi i drejtë sipas Imam Aliut
Faktorët të cilët kontribuojnë te mendimi i drejtë
Imam Aliu (a.s.) në lidhje me faktorët që kontribuojnë në mendimin e drejtë tha:
- “Mendimi i drejtë është me urtësi, kurse sa ndihmës i keq është mendimi artificial”.
- “Krahaso mendimin e parë me të dytin që të lindë mendimi i drejtë”.
- “Kush disponon më shumë mendime, i kupton vendet e gabimeve”.
- “Më i miri nga njerëzit në pikëmapje të mendimeve është ai i cili veten nuk e sheh si ndonjëri për të cilin nuk ka nevojë këshilltar”.
Rezultatet e mendimeve
Kurse për rezultatet e ideve tha:
- “Kush punon vetëm në bazë të mendimit të vet – pëson, kurse ai i cili këshillohet me njerëz merr pjesë në aftësinë e të kuptuarit”.
- “Askush nuk mahnitet me idenë e vet, pos i padituri”.
Imam Xhafer Sadiku (a.s.) për këtë gjë tha:
- “Kush punon sipas mendjes së vet, qëndron në vendet e rrëshqitshme të mashtrimit”.
Çka e shkatërron mendimin?
- “Kokëfortësia e shkatërron mendimin”.
- “I detyruari nuk ka mendime”.
(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 237)