39648cc23c62ce10e7f9b0d348f90aee

Edukimi dhe dobitë e edukimit tek fëmijët

Spread the love

Çfarë duhet të bëjmë ?

Këtu pra është një problem i vogël sa i përket vetedukimi i  fëmijës  përmes imitimit, sepse njeriu i madh ka kapacitet ta dallojë të mirën dhe të keqen, por fëmijët nuk kanë këtë mundësi,  prandaj shtohet pyetja çfarë duhet të bëjmë?

Detyra primare e edukatorëve është që duhet t’ia shpjegojë qoftë në mënyrë gojore, duke u shprehur me fjalë, apo me mimika të gërditshme, apo të frikshme, apo me veprime domethënëse duke bërë krahasime apo duke përdorur ilustrime të ndryshme,  qoftë përmes vizatimeve apo figurave të ndryshme që e tregojnë të keqen dhe të mirën, të shëmtuarën dhe të bukurën.

Me një mendim tonin mund të themi se fëmija ka ardhur në këtë botë i painformuar për të mirën dhe të keqen, për të bukurën dhe të shëmtuarën, andaj detyrë e prindërit dhe edukatorit është që fëmijëve tua mësoj të i dallojnë gjërat e mira dhe të këqija.  Pasi që fëmija i ngulit  në kokën e tij  virtytet, atëherë ai shumë mirë mund të i imitojë ato virtyte që ia ofron familja apo shoqëria, por  shumica e rasteve, fëmijët janë imitues më të mirë duke i parë prindërit,  andaj shumë vajza të vogla i marrin gjestet dhe sjelljet e nënës si model  imitues, si dhe djali e merr model prindërit mashkull se si sillet ai me nënën e tij, ashtu edhe ai sillet me nënën apo motrën apo të tjerët si dhe me vet babain.

Edukimi tradicional i fëmijëve.

 “ Të duash të vegjlit, të respektosh të mëdhenjtë”  .

Sipas edukimit tradicional të ekspertëve islam,  fëmija edukohet në tri etapa nga 7 vite,  këto etapa apo periudha kohore që përmbajnë nga 7 vite, janë një shabllon shumë edukues dhe frytdhënës , që ka treguar shumë sukses në edukimin e bukur të fëmijës.  Këto tre etapa janë [1]

  • Etapa e parë nga 0 deri 7 vjeç , fëmija është mbret , e prindërit janë shërbëtorë
  • Etapa e dytë nga 7 deri 14 vjeç, fëmija është shërbëtor , prindërit mbret e mbretëreshë.
  • Etapa e tretë nga 14 deri 21 vjeç prindërit prapë janë mbretër ndërsa fëmija është vezir .

Etapa e parë e edukimit prej 0 deri në 7 vjeç, duhet lërë fëmijën të veprojë çdo gjë çfarë të dojë dhe prindërit të vrapojnë dhe kujdesen pas tij si të ishin shërbëtorë.  Fëmija siç thamë më lartë është i ri në këtë botë, ai nuk është i njoftuar me këtë botë dhe ai duhet ti shijojë të gjitha gjërat e kësaj bote, por shërbëtorët , pra prindërit janë ata që duhet vrapuar e kujdesur pas tyre, që mos të digjen, mos të ftohen , mos të rrëzohen, por gjithashtu këtu e kanë edhe një rol tjetër që fëmijët deri në 7 vjeç duhet lejuar që të eksperimentojë me gjësendet që i hasin në rrugë apo duhet të luaj së bashku me prindërit apo moshatarët me lodra të ndryshme atraktive që ta zhvillojë imagjinatën dhe intelektin e vet.

Fëmijët duhet ndihmuar ta ndiej të nxehtin, në mënyrë që ai të largohet, të frikohet nga uji i nxehtë, dhe mos ti afrohet më pastaj, fëmija duhet ta mësojë  se si gjilpëra është e vogël por dhembë, të mësohet se si nëse derdhet uji në tokë dhe si mësuesja  apo nëna  do të dëshpërohen, hidhërohen, do të qajnë ( duke aktruar)  për punën e keqe që ka bërë, ose të e marrë një gotë ujë dhe të ia jep fëmiut që ta derdh  me ndihmën e prindërit ( shërbëtor) dhe të e kuptojë këtë proces të derdhjes,  etj .

Etapa e dytë e edukimit prej 7 deri 14 vjeç , pra prindërit tani e ndërrojnë rolin me fëmiun. Mjaftë më fëmiju ishte mbret u njoftua me botën, të nxehtin, të ftohtin, të mirën të keqen, tani është koha që fëmija të jetë shërbëtor , të jetë i dëgjueshëm ndaj këshillave të prindërve sepse ata tani më e  kanë pozitën mbretit e mbretëreshës.  Në këtë periudhë, fëmija mëson të dashurojë, të respektojë, ndihmojë, përgjigjet për gabimin, të i vije keq, ti preket ndërgjegjja, të jetë i turpshëm ku duhet, të i kryej obligimet, sepse vinë ndëshkimet etj etj.

Etapa e tretë gjithashtu është një etapë shumë e rëndësishme dhe e nevojshme  për  shumicën e fëmijëve,  kjo etapë fillon prej 14 deri 21 vjeç. Në këtë moshë prindërit ende mbesin në njëfarë mënyre figurative janë mbretë ndërsa fëmijët tani më adoleshentë janë vezirë , ( këshilltarë të mbretit).  Me këtë nënkuptojmë se prindërit për ta stimuluar, për ti dhënë vlerë, ambicie e pozitivitet në jetën, duhet të sillet ashtu që  edhe një kotec të pulave nëse dëshiron ta ndërtojë duhet të konsultohet me fëmijët, apo nëna edhe një dhomë nëse dëshiron të e lyej e pastrojë duhet të konsultohet me të bijën  se çfarë ngjyre do të vendosin apo në cilën anë të murit ti vendosin mobiliet e reja etj etj.

Kjo metodë e të edukuarit është treguar shumë efektive, edhe pse ka një traditë të lashtë, por ende funksionon shumë bukur, dhe arin të edukon gjenerata të mira në shoqërinë civile bashkëkohore.

Fëmijët kanë nevojë që në fazat fillestare të dinë atë që është e dobishme për jetën e tyre. Ata kanë nevojë për modele e shembujt të cilët ofrojnë pozitivitet, edukatë , kulturë  dhe kanë fuqi frymëzuese. Këtë duhet që fëmijët ta kuptojnë gradualisht. Do të ishte gabim të përdoret frika si metodë e edukimit moral. Ne duhet t’i tregojmë fëmijës se çdo gjë në këtë botë është krijuar nga dashuria dhe se çdo gjë në jetë është në vazhdimësi  të ekzistencës për shkak të dashurisë dhe respektit.

Edukatorët , prindërit  apo tutorët, duhet të jenë të vetëdijshëm së pari vet se dashuria është element kryesor që duhet kultivuar në një shoqëri , si dhe  ata duhet të i mësojnë fëmijët  këtë  moto  të jetës së tyre që do të ishte “ Të duash të vegjlit, të respektosh të mëdhenjtë”  .

 

[1] Dr. Ibrahim Emini  “ Principet e rritjes së fëmiut “ Priszren 2007 Botura  Prizren Graf.

 

Pjesa e parë: https://www.revistavlera.com/edukimi-femijeve-sipas-psikologjise-islame-2/