Untitled design (1)

Dhurata e Verës -2022- Aktivitet Humanitar në Komunitetin RAE ( Romë Ashkali, Egjiptias)

Spread the love

Dhurata e Verës -2022

Aktivitet Humanitar në Komunitetin RAE ( Romë Ashkali, Egjiptias)

Instituti Kërkimor Ndërkombëtar Naim Frashëri, në bashkëpunim me  aktivistet e Fondacionit Kulturor “ Shpëtimtari i Kohës”  kanë shpërndarë dhuratë të verës për 75 familje të komunitetit Ashkali ku janë përfshirë gjithsej 443 anëtarë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë që të shtrohen tryeza iftari në kohën e Ramazanit, por për shkak të vështirësive  dhe arritjes me vonës të buxhetit të paraparë,  ky aktivitet humanitarë u realizua me datën 15 Maj 2022 dhe u emërtua me emrin “ Dhurata Verës” -2022

Përndryshe komuniteti  RAE ( Romë Ashkali dhe Egjiptas) sipas fjalëve të tyre shumë mirënjohëse na kanë dhënë një ndjenë dashurie miqësore. Për këtë aktivitet dhe këto ndjenja miqësie meritor janë donatorët nga Londra  WISDOM HOUSE – Shtëpia e Urtësisë të cilët shprehën dëshirën që të ndihmohen sado pak ky komunitet RAE në mënyrë që sado pak të e zbusë këtë situatës së vështirë ekonomike.

Përndryshe Instituti Naim Frashëri këtij komuniteti i ka ndihmuar që nga viti 2016 me projektin “ Dhurata e Ramazanit. Bordi i Instituti Naim Frashëri, kanë shfaqur mendimin e tyre se Komuniteti Romë është një komunitet shumë i diskriminuar në Kosovë. Prandaj, Instituti Naim Frashëri në bashkëpunim me Fondacioni “ Shpëtimtari i Kohës” do të jenë përkrahës të denjë  të pa kusht, si në aspektin, e humanizmit, ashtu edhe në arsimimin e këtij komuniteti ku për fat të keq analfabetizmi dhe etika e të jetuarit të papunë, në varfëri dhe pa edukim e arsimim,  është një ndër shkaktarët kryesorë që ky komunitet nuk mund të ngritët në këmbë të veta.

Pas përfundimit të aktivitetit humanitarë me 443 shujta ditore, bordi  Instituti Naim Frashëri u konsultuan me donatrët nga Londra që ky komunitet RAE është më i diskriminuar në shoqërinë tone kosovare prandaj duhet të ndihmohet edhe me projekte tjera përmes edukimit dhe humanizmit si dhe përmes punësimit vetjak me ndihmën e donatorëve potencial.

Shpresojmë idetë, konsultimet tona të në trekënshin, donatorë, komunitet dhe institut, të shndërrohen në realitet për një të ardhme më të mirë të kësaj shtrese më të varfër të shoqërisë sonë demokratike kosovare.

Raportoi. Drejtoria e Instituti Kërkimor Ndërkombëtarë Naim Frashëri – Prishtinë.