c36a597f60e512aff11fd9d794339027

Namazi i fundit (

Spread the love

Namazi i fundit

Ishe dreka e ashurës. Dëgjohej zëri i kuajve dhe gjuajtjet e shpatave. Shokët e paktë të Imam Husejnit (as) ishin rradhitur përball ushtarëve të Ubejdullahut. Papritur Ebu Themame, njëri nga shokët e Imam Husejnit (as), shikoi nga qielli. Më pas ai shkoi pranë Imam Husejnit (as) dhe i tha: “O Imam Husejn! Tu bëfsha kurban! Tani dëshiroj që të shkoj në sheshin e luftës, por para se të shkoj kam dëshirë që të falem në imametin tënd”.

Ah! Kishte ardhur koha e namazit të drekës. Imami (as) me një buzëqeshje shikoi Ebu Themamen dhe tha: “Më solle ndërmend kohën e namazit, Zoti inshallah të bën prej falësve të namazit! Mbasi është koha e namazit kërkoni nga ata që të largohen mënjanë nga lufta, derisa ta falim namazin”. Hasini që ishte një ushtar nga mesi i ushtrisë së Ubejdullahut i dëgjoi fjalët e Imamit (as). I hipur mbi kalë doli më përpara dhe me buzë në gaz tha: “Namazi juaj nuk është i pranuar tek Zoti i Madhëruar!”. Habib in Mudhahir, një burrë i vjetër nga mesi i shokëve të Imam Husejnit (as) u zemërua dhe ia futi frikën duke i thënë:

“Tu preftë gjuha, o i mallkuar! A pomendon se namazi o familjes së të Dërguarit (saa) nuk është i pranuar ndërsa namazi i personave alkoolistë sikur ju është i pranuar?”

Mbas këtyre fjalëve Habib bin Medhahiri dhe Hasini u ngritën për të luftuar. Hasini i tha: “Do të vdesësh!”. Habib bin Medhahir ia ktheu: “La havle ve la kuvete il-la bil-lah”. U dëgjua zëri i të qeshurës së ushtrisë së Ubejdullahut.

Hasini i zemëruar, i shtrëngoi dhëmbët dhe i hipur mbi kalë shkoi në drejtim të Habib bin Medhahirit duke i thënë: “Ty do të vras”. Papritur shpata e Habib in Medhahirit u ngulit në gjoksin e Hasinit dhe trupi i tij ra mbi tokë. “Vdis o i mallkuar!”.

Atëherë, Imam Husejni (as) dhe shokët e tij filluan ta falin namazin. Said in Abdullah dhe Zuheir bin Kein qëndruan para Imamit (as) dhe falësve të namazit me qëllim të mbrojtjes së tyre prej shigjetave të armikut. “Duhet që të qëndrojmë këtu përderisa Imami (as) dhe shokët e tij të jenë të sigurt gjatë faljes”. Ushtria e Ubejdullahit filloi që të gjuajë. Është rasti  më i mirë që të tregojmë pamëshirësi ndaj tyre. Së pari duhet sulmuar personat të cilët janë në rreshtat e parë të namazit.

Shpirti jonë është kurban për nipin e të Dërguarit (saa)

Parpitur një shigjetë ra mbi gjoksin e Said bin Abdullahit dhe filloi që të rrjedhë gjak nga trupi i tij. “ah! O Zot më jep forcë derisa të mbrojë jetën e nipit të të Dërguarit (saa)”. Në kohën kur përfundoi namazi, Imami (as) shkoi tek Said in Abdullahi dhe e mbështeti gjoksin e vet mbi gjoksin e tij.

“O nipi i të Dërguarit të Zotit, a plotësova detyrën time?”. U dëgjuan krahët e engjëjve në shkretëtirën e Qerbelasë. Pas namazit, kjo ishte pamja e bukur e flijimit dhe shprehjes së dashurisë që është paraqitur në shkretëtirën e Qerbelasë nga ana e Imam Husjenit (as) dhe të shokëve të tij.

“Po! Po, ti do të hysh më parë se unë në xhenetin premtues”. Atëherë, Imam Husjeni (as) u kthye nga shokët dhe tha: “Dyert e xhenetit janë hapur. Xhenneti, në të cilin rrjedhin lumenjtë dhe ka pemë të gjelbër. Dhe, I Dërguari i Allahut (saa) bashkë me shokët e tij janë duke na pritur”.   

Marrë nga libri “Lulëzimi i trëndafilave”