ecdbf68483041c11adbe26578c6d1ae3

EDUKIMI FËMIJËVE  SIPAS PSIKOLOGJISË ISLAME

Spread the love

EDUKIMI FËMIJËVE  SIPAS PSIKOLOGJISË ISLAME

Msc. Ikballe Berisha Huduti

Edukimi i fëmijëve  përmes respektit dhe dashurisë ka qenë dhe mbetet standard i artë  në shoqërinë e gjerë, si në të kaluarën ashte edhe sot dhe në të ardhmen. Pas edukimit të mirë  do të arrijmë të shohim në shoqëri, një gjeneratë  të edukuar me  një kod të ngritur familjar dhe shoqëror.

Përmes edukimit të mirëfilltë  ne si edukator dhe të tjerët si prindër do të arrijnë të i kultivojmë atributet apo cilësitë më të larta njerëzore, ndërkohë do të vërejmë edhe mangësitë gjatë  edukimit  tek fëmijëve të cilët nuk kanë pasur mundësinë e kryqes në sistemin e edukimit parashkollor apo nuk kanë pasur prindër të vetëdijshëm për nevojën dhe vlerat e edukimit të mirë.

Në edukimin e fëmijëve ekzistojnë  dy krahë,  të cilët janë të patjetërsueshëm për të pasur një  balancë i cili do të ndihmojë që një fëmijë të rritet me edukim të mirë  duke u  ngritur në nivele të larta shoqërore në të ardhmen e tij si një pjesëtarë i shoqërisë bashkëkohore.  Këto dy krah që nevojiten për një baraspeshim në zhvillimin e  personalitetit të fëmiut janë,  rrethi i mirë familjar si dhe stafi edukativ në institucionin  parashkollore së bashku me standarde përcjellëse.

Ne do të i krahasojmë dhe vlerësojmë llojet dhe nivelet e edukimit duke filluar prej;

  • edukimit të mirë që është më i dëshirueshmi për familjen dhe shoqërinë, pastaj ;
  • edukim të mesëm për arsye mungese të njohurive se si duhet të edukohet një fëmijë dhe
  • mos edukimi i ulët i fëmijëve, qoftë nga mosdija e prindërve apo edhe mos pasja e standardeve, kushteve për të edukuar një fëmijë në Institucionet parashkollore.

Fëmijët  të moshës katër, pesë vjeçare  do të ishte mirë që të trajtohen me këto metoda dhe mënyra të edukimit që do ti paraqesim përmes ideve dhe teorive të dhënë në këtë punim tonin seminarik.

Edukimi dhe dobitë e edukimit tek fëmijët

Vetë fjala  edukatë rrjedhë nga fjala latine “ educatio “  që donë të thotë rritje, mbajtje, kultivim. [1] Kjo rritje , mbajtje ,  kultivim i edukimit të bukur,  njeriu e fiton përmes ndikimit sistematik të shkollës , të familjes dhe të shoqërisë, kështu që duke punuar e mësuar  arin të krijoj një personalitet, tipar e karakteristika të një njeriu social që do të ketë prirje për të krijuar një jetë të lumtur.

Edukimi dhe mësimi i fëmijëve përmes respektit dhe dashurisë është gjë e domosdoshme për aftësimin e tyre,  kjo mënyrë e edukimit arrihet  pikë së pari nga ana e prindërve e  pastaj nga ana e edukatorëve në ditët e hershme të fëmijërisë gjatë edukimit në Institutet  parashkollore.

Për edukimin e fëmijëve kanë përgjegjësi primare prindërit, e pastaj edukatorët, mësuesit , arsimtarët e kështu me radhë. Për të qenë edukimi i kënaqshëm dhe i  suksesshëm, së pari duhet që vetë prindërit të jenë të edukuar dhe të sjellshëm me njëri tjetrin sepse sjellja e prindërve është baza themelore e zanafillës së rritjes së një fëmiu në frymën dhe nivelet më të larta  humane.

Për edukimin e fëmijëve  nuk mjaftojnë vetëm principet dhe ligjet e shkruara,   por mbi të gjitha është shumë me rëndësi se  prindërit duhet të kenë  marrëdhënie të drejta dhe të sinqerta ndërmjet veti, sepse edhe ky është një faktor me rëndësi në edukimin e fëmijëve, ngase fëmijët janë si video kamera incizuese dhe ata incizon çdo gjë që e sheh dhe e dëgjojnë nga prindërit e tyre. Prandaj sjelljet dhe marrëdhëniet e mira e korrekte ndërmjet dy prindërve ndikojnë pozitivisht në sytë e fëmijëve sepse ata janë imitues më të mirë të kohës së tyre. Ata kanë ardhur në këtë botë  duke mos e njohur atë, ata në muajt e parë të jetës funksionojnë vetëm përmes instinktit e më pastaj ata fillojnë të jetojnë duke imituar të mëdhenjtë apo frymorët që e rrethojnë atë.

Për ta konkretizuar më mirë  se si fëmijët janë imitues të prindërve dhe imitues të njëri tjetrit,  ne do të  kishim përmendur këtu një ndodhi të vërtet me në njeri që ishte shumë i edukuar.  Njëherë është pyetur një njeri që ka qenë shumë i sjellshëm dhe i edukuar. – A na tregoni nga e keni mësuar këtë terbije ( edukatë)?  -Ai u përgjigj ;- Nga terbijesuzi ( i paedukuari). Ky tregim na mëson se njeriu i rritur  e  dallon tumirën dhe të keqen, andaj ai merr gërdi nga sjelljet e këqija të tjetrit dhe vetë nuk i vepron ato, ndërsa tek fëmijët  është ndodhi tjetër, fëmiu nuk e dallon të mirën dhe të keqen, kështu që ai e imiton çdo gjë që sheh para vetit , qoftë ajo mirë apo keq.

[1] Mikel Ndreca, “ Fjalor  Fjalës të Huaja një Gjuhën Shqipe” , Botimet Toena, Tiran 2007, fq.146

Pjesa e dytë;  vazhdon…
link: https://www.revistavlera.com/edukimi-dhe-dobite-e-edukimit-tek-femijet/