8.1

Edukimi gjatë gjithë jetës

Spread the love

Biseda me nefsin (egon)

Një dijetar pretendonte se kishte marrë mësime nga 70 mijë vetë. Sado që në pamje të parë kjo fjali duket pak e ekzagjeruar, nëse thellohemi në të, kuptojmë se pasqyron një realitet, pasi njeriu mund të marrë mësim nga çdo ngjarje që sheh dhe nga çdo njeri që takon. Më poshtë, ky dijetar e paraqet një debat ndërmjet tij dhe nefsit (egos) të tij:

Një ditë e pyeta nefsin tim se përse ishte aq krenar, kur nuk zotëron asgjë. Ai tha se nuk kishte pasuri dhe nuk kishte çfarë të përfitonte. I thashë: “Shikoje pak këtë mizë! Me duart e saj aq të vogla, ajo fshin krahët, sytë dhe mbaron çdo punë”. Unë e binda se të paktën duhet t’i shërbejë trupit të tij. Falënderoj Zotin që veprimi i kësaj gjallese të vogël, më mësoi shumë gjëra dhe arrita ta bind nefsin tim”.

Kalliri bosh dhe kalliri plot

Tregohet se gjyshi me nipin e tij kishin dalë në livadh. Kur po kalonin pranë fushave me grurë, nipi e pyeti gjyshin e tij, se përse disa kallinj qëndronin përpjetë ndërsa disa të tjerë ishin përkulur. Gjyshi i përgjigjet nipit:

Kallinjtë që qëndrojnë përpjetë janë bosh nga brenda, ndërsa ata që përkulen janë plot me kokrra gruri. Degët e pemëve, kur janë plot me fruta, përkulen, ndërsa kur në to s’ka asgjë, qëndrojnë lart. Njerëzit e padobishëm pëlqejnë të duken para të tjerëve, ndërsa njerëzit e pjekur shërbejnë me modesti”.

Në të njëjtën mënyrë, njeriu mund të mësojë gjëra edhe nga sendet dhe gjallesat që e rrethojnë.




There are 6 comments

Add yours
  1. Herpesyl Scam

    I really like your writing style, great information, thanks for posting :D. “Much unhappiness has come into the world because of bewilderment and things left unsaid.” by Feodor Mikhailovich Dostoyevsky.

  2. Sight care review

    you’re in reality a good webmaster. The site loading speed is incredible. It sort of feels that you are doing any distinctive trick. Also, The contents are masterpiece. you have performed a wonderful activity in this subject!


Post a new comment