1.1

Të ofrosh alternativa

Spread the love

Hyrje

“Ti merru me drejtësinë, përndryshe e kota do të të pushtojë” – proverb arab.

Një ditë, përpara të Dërguarit të Allahut, Muhamedit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij), sjellin një fëmijë¸ për të cilin thuhej se kishte vjedhur fruta në kopshtet e të tjerëve. i Dërguari i Allahut e shikon dhe i thotë me dhembshuri: “Ti mos i këput frutat nga pemët e të tjerëve, por mund të hash ato që kanë rënë përtokë”.

Në këtë këshillë shohim diçka shumë të rëndësishme, që është ofrimi i alternativave. Edhe proverbi arab “Ti merru me drejtësinë, përndryshe e kota do të të pushtojë”, është një bazë shumë e rëndësishme në edukimin e fëmijëve. Njeriu gjatë jetës së tij ose merret me të drejtën, ose e kalon kohën me gjëra të padobishme.

Fëmija patjetër duhet të mësojë diçka. Nëse nuk mëson të flasë drejt, ai do të flasë gjëra pa kuptim. Kur fëmija të rritet ai patjetër duhet të lexojë libra. Nëse nuk i blen libra të dobishëm, ai do të ndikohet nga lloj-lloj botimesh të tjera.

Dikush që zotëron një tokë pjellore, ose e mbjell, e ujit dhe në fund e korr, ose e lë pas dore dhe në të rriten shkurre dhe bimë të padobishme. Nuk nevojitet asnjë përpjekje e veçantë që toka të mbushet me shkurre dhe bimë të padobishme. Mjafton vetëm që ta braktisësh. Ndërsa për të pasur të korra të bollshme, duhet patjetër një interesim i veçantë.

Në fakt, e njëjta gjë ndodh edhe me ngjitjen e një mali. Që të realizohet ky synim ka nevojë për mundim, por për të rënë mjafton vetëm një pakujdesi e vogël. Nëse pyesim “a është mirë t’i ndihmojmë të tjerët”, pothuajse të gjithë do të thonin “po”, por nuk është diçka e mirë t’i ndihmosh të tjerët të vjedhin.

Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: “Ndihmoni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi”. (Surja el-Maide, ajeti 2)

Pra, në disa situata nuk është mirë të ndihmosh të tjerët. E njëjta gjë vlen për edukimin e ndjenjave si smira, inati dhe armiqësia. Në përgjithësi inati është diçka e keqe, por të kesh inat për të qëndruar gjithmonë në të drejtë është diçka e mirë. Armiqësia ndaj të mirës është diçka e keqe, por armiqësia ndaj të këqijave është e nevojshme.




There are no comments

Add yours