2

Fatimja s.a. në ajetin Muhabala (e mallkimit)

Spread the love

Fatimja s.a. në ajetin Muhabila (e mallkimit):
Surja Ali Imran, ajeti 61

Nëse dikush dëshiron të polemizojë me ty lidhur me këtë, tani kur të ka ardhur e vërteta thuaj: “Ejani! Të takojmë bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vet ju, pastaj të lutemi sinqerisht dhe të nxisim mallkimin e Allahut mbi ata të cilët flasin gënjeshtra.”
Ky ajet ishte shpallur kur në Medinë kishte ardhur një delegacion i krishterë për të hulumtuar lajmin mbi Pejgamberin e ri dhe besimin që i interpretonte. Kur përkundër të gjithë argumenteve, ata refuzuan të besojnë duke pohuar se kanë të drejtë, u morën vesh që të nesërmen të nxisnin mallkimin e Allahut mbi ata të cilët ishin duke ndjekur besimin e gabueshëm.
Bashkë me Pejgamberin Muhammed s. a.a., ndodheshin Hazreti Fatimja, Aliu, Hasani dhe Husejni s.a.
Në pjesën e parë të Sahihul Muslimit thuhet: “Kur u shpall ky ajet , Pejgamberi s. a.a. ftoi Hazreti Aliun , Hazreti Fatimen, Hasanin dhe Husejnin dhe iu lut Allahut në këtë mënyrë:
“Allahumme, këta janë Ehli Bejti im.”




There are no comments

Add yours